Monday, February 8, 2021

Bashkëpunuan me Tire Alldervishin/Arrestohen 3 infermiere dhe 1 sanitare!

Ditën e sotme janë arrestuar 3 infermiere dhe 1 sanitare, punonjëse në spitalin Shefqet Ndroqi . Bëhet fjalë për infermieret Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj. Arrestimet po bëhen pak kohë pas skandalit, ku sanitarja Tire Alldervishi, u hoq si infermiere, duke vjedhur para te pacientët me kovid. Sipas Prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për grup të mirëfilltë kriminal me qëllim fitimin. Mësohet se punonjësit shëndetësore të spitalit, janë zbuluar nga komunikimet me sanitaren Alldervishi.

“Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e me tepër. Këta persona në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë e cila duhet të përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abuzimit me detyrën dhe përfitimit në kurriz të pacienteve dhe të familjarëve të tyre. I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kanë përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës”, thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.

No comments:

Post a Comment