Thursday, February 11, 2021

Një tjetër mjek humb betejën me Covid-19

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me Covid-in. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Spitalit Psikiatrik Hyqmet Shqerra, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.

Neuropsikiatri Shqerra ndërroi jetë pak pas mesnatës në spitalin Covid 3.

Doktor Shqerra për 20 vite drejtoi Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Ai ka punuar vite të tëra, ku i është gjendur pranë familjeve me probleme.

Mjeku ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, auditorë universitare dhe kongrese në Austri, Itali, Francë dhe vende të tjera të rajonit dhe Evropë me tematikë nga fusha e neurologjisë dhe psikiatrisë./Fjala

No comments:

Post a Comment