Tuesday, February 16, 2021

I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste

Një burrë nga Kamza, i infektuar me COVID-19, është detyruar që të dalë nga banesa për të shoqëruar bashkëshorten në Spitalin Infektiv.

Qytetari tregon për Gazeta Shendeti se prej 4 ditësh bashkëshortja e tij po trajtohej në shtëpi, por pas përkeqësimit të gjendjes janë detyruar ta sjellin në spital, ku edhe po merr shërbim ambulator në oborrin e Infektivit.

Ndër të tjera, qytetari rrëfen se kanë harxhuar rreth 500 mijë lekë ilaçe për trajtimin dhe nuk kanë marrë asnjë lloj rimbursimi.

No comments:

Post a Comment