Thursday, February 11, 2021

Izraeli po diskriminon në shpërndarjen e vaksinave

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Kompanitë farmaceutike Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca duhet të insistojnë që qeveria izraelite të përdorë kriteret mjekësore, jo ato etnike për të përcaktuar përparësitë e shpërndarjes së vaksinave.

Pfizer, Moderna-Biontech dhe AstraZeneca janë kontraktuar për t’i shitur qeverisë izraelite 18 milion doza vaksinash. Por qeveria izraelite po vaksinon vetëm qytetarët dhe banorët izraelitë, duke përfshirë gati shtatë milion hebre dhe dy milion palestinezë të Izraelit, por duke përjashtuar gati pesë milion banorë palestinezë të Bregut Perëndimor dhe Gaza të cilët gjithashtu jetojnë nën kontrollin e qeverisë Izraelite.

Autoriteti Palestinez i kufizuar në të ardhura monetare nuk mund të sjellë vaksina në Bregun Perëndimor as në Gaza pa leje nga Izraeli, i cili kontrollon kufijtë, dhe mori dërgesën e parë me 10,000 doza të një vaksine ruse. Nga ana tjetër, qeveria izraelite ka vaksinuar më shumë se një të tretën e qytetarëve të saj, përfshirë 600,000 hebrenj që jetojnë në Bregun Perëndimor!

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Izraelit që të caktojë vaksinat në përputhje me nevojat shëndetësore, jo identitetin etnik ose fetar, por qeveria izraelite ka refuzuar!

Kompanitë si: Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca duhet të kërkojnë siguri që Izraeli do t’i përmbahet ligjit të të drejtave të njeriut në shpërndarjen e vaksinave të tyre dhe nëse është e nevojshme të ndihmojë Izraelin të zhvillojë një plan për të marrë vaksina shtesë, për të mbuluar të gjithë ata që jetojnë nën kontrollin e tij, izraelitët dhe palestinezët, pa asnjë lloj diskriminimi.

Kompanitë duhet të insistojnë në kriteret mjekësore, jo etnike ose fetare. Padrejtësia në shpërndarjen e vaksinave nuk është e kufizuar në Izrael / Palestinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë praktikën e vendeve të pasura që monopolizojnë furnizimin. Kompanitë e Barnave që krijuan këto vaksina duhet të marrin më shumë përgjegjësi për barazinë dhe drejtësinë racore në shpërndarjen e tyre. / shëndeti.com.al/  InsideArabia.

No comments:

Post a Comment