Tuesday, February 9, 2021

Edi Rama: Do të kemi shtrëngim të masave anti Covid

Gjatë konferencës së ditës së sotme, kryeministri i vendit Edi Rama tha se Komisioni Teknik do të mblidhet nesër dhe do të ketë shtrëngim të masave anti-Covid.

“Masat nuk do e shmangin dot infektimin, shërbejnë vetëm për të ulur ritmin dhe për të garantuar që sistemi u përgjigjet njerëzve për të . Infeksionet do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Ajo çfarë shikoni është dinamikë e shteteve, se u mbyll Gjermani  pati një rritje të madhe dhe u bë një diskutim i madh. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja. E them këtë sepse është një kompleks i madh çështjesh që duhet mbajtur parasysh. Është jeta e njerëzve psikologjia, ekonomia. Komiteti do mblidhet nesër. Do këtë një shtrëngim të masave por thelbi është që duhet të zbatojnë masat. Nëse njësitë tregtare i respektojnë, lokalet nuk vazhdojnë ahengun gjërat janë në rregull. Nëse këto nuk bëhen ne shtojmë masa të tjera”, tha Rama./ shëndeti.com.al

No comments:

Post a Comment