Monday, February 8, 2021

Edi Rama: Variantet e reja të Covid-19 mund të kenë ardhur në Shqipëri

Në një konferencë për gazetarët, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka sinjale që në Shqipëri mund të kenë ardhur variantet e reja të Covid-19.

Kemi sinjale të arsyeshme për hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të virusit Covid-19. Kur po rritet infektimi tek moshat më të reja dhe po ulet mesatarja e moshës së të shtruarve në spital. Do të bëjmë gjithçka që të mos kthehemi tek masat e forta kufizuese”, tha Rama.

Edi Rama sqaroi se masat që janë përdorur deri tani kundër Covid kanë qënë shumë efektive, por që të kenë efekt duhet të zbatohen nga të gjithë.

 “Natyrisht që masat që janë në fuqi, janë masa të cilat në këndvështrimin e ekspertëve teknik funksionojnë,por që të funksiononte siç duhet të zbatuar siç duhet. Nga ana tjetër qasja e autoriteteve të shëndetësisë dhe autoriteteve të tjera të zbatimit të masave, ka qenë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese.

 Por nga çfarë konstatohet në terren, në javët e fundit vihet re një rënie e angazhimit të qytetarëve, duke nisur nga vendosja e maskës kudo jashtë shtëpisë, duke vazhduar me zbatimin e rregullave të vendosura për njësitë tregtarë dhe me ato eksese të pateoluershme në lokale të caktuara. Por dhe nga politikanët, por këtu nuk kam parasysh politikanët që i përkasin partive të tjera, por dhe ata që bëjnë pjesë në partinë që unë drejtoj, që mblidhen ne salla e në dhoma në numër mbi atë që është përcaktuar nga komiteti teknik”.

Rama më tej tha se ka ende kohë që situata të kthehet në normalitet, por për të bërë këtë gjë do duhet që të gjithë të zbatojnë masat.

“Nëse nuk reagojmë tani, nëse secili nuk bën tani detyrën, situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet dhe numri i infektimeve të rritet, por jemi ende në kushte që mund të shmanget kjo situatë. Jeni të gjithë në dijeni që masat propozohen nga komiteti Teknik hde nga askush tjetër. Ne nga ana e qeverisë dhe ju si media kemi mundësinë të bëjmë më shumë, që zbatimi i masave të jetë sa më korrekt”.

 “Siç iu kam informuar më parë, tani është e konfirmuar që Pfizer të vijojë me lëvrimin e sasive të tjera nga mesi i Shkurtit, vaksinat do të shtohen dhe numri i vaksinave do të rritet. Por koha kur vaksinat dhe masa e numrit të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg”.

No comments:

Post a Comment