Thursday, April 8, 2021

1 në 3 të mbijetuar të COVID shfaqin probleme të shëndetit mendor

Rreth 1 në 3 persona që i mbijetojnë COVID-19 vuajnë nga probleme neurologjike ose psikiatrike gjashtë muaj pas diagnostikimit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Sipas këtij studimi, pacientët me CCOVID-19 janë gjithashtu më të rrezikuar që të zhvillojnë probleme me shëndetin mendor.

Në studim janë përfshirë rreth 230,000 pacientë që i kanë mbijetuar COVID-19, 34% e të cilëve janë diagnostikuar me një problem neurologjik ose psikiatrik.

Rreth 17% e pacientëve vuanin nga ankthi, ndërkohë që 14% raportuan luhatje të humorit. Rreziku për zhvillim të çrregullimeve mendore ishte më i lartë tek personat që kishin kaluar formën e rëndë të COVID-19.

No comments:

Post a Comment