Sunday, April 11, 2021

Zgjatet orari i lëvizjes, Komiteti njofton masat e reja anti-COVID

Komiteti i Ekspertëve ka dhënë detaje mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se është vërejtur një ulje e Incidendës së rasteve me COVID dhe situata paraqitet e qëndrueshme.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00

Është verejtur ulje e Incidendës së rasteve me COVID. Kjo është shoqëruar me lehtësim të situatës në spitale. Kemi patur rënie të fatalitetve. Rol kyç ka pasur efektiviteti i masave në fuqi.Grumbullimet në lokalet e natës, sidomos në dimër, kanë qenë vatra infeksioni. Masat tona kanë ndikur në shmangien e rasteve në nivele të larta. Jemi falenderues për respektimin e masave nga qytetarët dhe bizneset. Po monitorojmë me kujdes situatën. Nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën, apo për të mos zbatuar masat e thjeshta. Po vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës. Mbi 182 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë të covid. Do realizojmë objektivin për 500 mijë vaksinime brenda majit. Situata epidemilogjike paraqitet e qëndrueshme. Ka rënie dhe të shtrimeve në spitale. Në spitalin covid4 nuk ka pacientë, por është në gatishmëri. Kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja. Do zgjasim orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve. Nga nesër, ora e lejuar e lëvizjës do të jetë deri në orën 22:00. Ora policore do jetë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit

No comments:

Post a Comment