Wednesday, April 7, 2021

Bino thirrje qytetarëve: Shtyni vaksinën me 2 javë nëse keni pasur kontakt me një të infektuar

Shefja e Sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik ,Silva Bino u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë pasur kontakt me një person i cili ka  qenë i infektuar me Covid nuk duhet të kryejnë vaksinën pa kaluar 14 ditë.

“Duhet të kalojnë dy javë nga personi që ka pasur kontakt, atëherë pastaj të vaksinohet. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që nuk i tregojnë këtë gjë, janë asimtomatikë dhe normalisht nuk duhet të vaksinohen derisa të përfundojë periudha dyjavore e inkubacionit. Kur janë brenda familjes dhe janë disa persona mes tyre duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit.”- tha ajo.

Ndër të tjera Bino shtoi se qytetarët nuk duhet të fshehin asnjë problem shëndetësor teksa pyeten nga mjekët në qendrën e vaksinimit.

No comments:

Post a Comment