Monday, April 26, 2021

Alimehmeti: Ulja e rasteve erdhi prej imunizimit natyral! 10% e popullatës është e vaksinuar me një dozë vaksine! Kjo periudhë ka forma më të lehta të virusit

Epidemiologu Ali Mehmeti thotë se në ditët në vijim, do të vazhdojë të ulen më tej jo vetëm numri i të infektuarve me covid por edhe i personave që shtrohen në spitalet Covid. Por arsyeja kryesore e e uljeve të rasteve me koronavirus, sipas Alimehmetit është përqindja e lartë e qytetarëve që e kanë kaluar virusin.

“Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar sidomos në Tiranë”.

Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, epidemiologu e quan pa sens.

“Nuk bën shumë sens sepse ne e dimë që nga udhëtarët nga një shtet në tjetrin përqindja e rasteve që ka pasur një shtet është më pak se 2%, si rrjedhojë udhëtarët nuk ndikojnë aq shumë në kurbën e një qyteti”.

Alimehmheti shpjegon se momentalisht në vendin tonë po vihet re një formë më e lehtë e rasteve me COVID, ndryshe nga fillimi i këtij viti.

No comments:

Post a Comment