Monday, April 19, 2021

Ja cilat janë mekanizmat që shpjegojnë përse njerëzit e shëndoshë sëmuren më rëndë nga Covid-19

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Obeziteti është një sëmundje kronike që çon në një rrezik në rritje të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë, dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 mund të krijojë një sfidë të re shëndetësore.

Ka prova të qarta që tregojnë se disa faktorë biologjikë dhe socialë të lidhur me mbipeshën përfshijnë një rrezik në rritje të infeksionit COVID-19, shtrim në spital dhe ashpërsi më të madhe krahasuar me njerëzit me peshë normale. Padyshim, mbipesha përfshin një gjendje proinflamatore të një shkalle të ulët, që prodhon një çrregullim të sistemit imunitar që komprometon aftësinë e tij për t’iu përgjigjur infeksionit të frymëmarrjes nga COVID-19 dhe kështu prodhon një përkeqësim të sëmundjes.

Në këtë figure përshkruhen të dhënat kryesore patofiziologjike që lidhin mbipeshën me COVID-19.

No comments:

Post a Comment