Tuesday, June 15, 2021

11.700 doza vaksinash donacion nga BE, Soreca: Krah Shqipërisë në luftën me COVID-19

Mbrëmjen e djeshme, në vendin tonë mbërritën 11.700 doza të vaksinës Pfizer, një donacion nga BE.

Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter shprehet se BE do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në “luftën” me COVID-19 dhe do të dërgojë çdo javë doza të vaksinave.

“Skuadra evropiane do të ndihmojë shqiptarët në “luftën” me COVID-19 duke vazhduar me më shumë doza të vaksinës Pfizer çdo javë.

Ne do të kalojmë se bashku pandeminë!

Së bashku më të fortë!”, shkruan Soreca në Twitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme përveç 11.700 dozave të vaksinës Pfizer të dhuruara nga BE, në vendin tonë mbërritën edhe 20 mijë doza të AstraZeneca, një donacion nga vendi fqinj, Greqia.

 

No comments:

Post a Comment