Thursday, June 17, 2021

Është koha për rishikimin e protokolleve të vaksinimit; Alimehmeti tregon pse nuk duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit

Mjekët dhe ekspertët në vendin tonë thonë se situata e përmirësuar e Covid në  vjen për shkak të vaksinimit, kushteve të motit dhe imunizimit natyral. Por jot ë gjithë ekspertët janë dakord me vaksinimin e të gjithë popullsisë.

Epidemiologu Alimehmeti thotë se mund të ketë ardhur koha për rishikimin e protokolleve të vaksinimit, pasi studime amerikane kanë treguar se imuniteti natyral zgjat me vite dhe nuk do të ishte e nevojshme të vaksinoheshin ata që e kanë kaluar Covid.

“Ka filluar të hapet ajo periudha nga kalimi i infeksionit tek bërja e vaksinës. Jam i bindur që me kalimin e kohës do të jepet rekomandim që nuk është e nevojshme vaksina tek ata që e kanë kaluar virusin. Të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin  janë të mbrojtur dhe ndaj varianteve të reja të Covid 19, qoftë dhe atij Indian me transmetueshmëri të lartë. Shqipëria aktualisht nuk ka të konfirmuar asnjë rast të tij”.

No comments:

Post a Comment