Monday, June 21, 2021

Vetëm 3 të shtruar në Spitalin Infektiv, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë

Vetëm 3 pacientë po marrin aktualisht shërbim në Spitalin Infektiv COVID1. Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se “Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë“.

Nisur nga shifrat e ulëta të rasteve të reja, u mor dhe vendimi për lehtësimin e masave anti-COVID në vend, që përkonin me zgjatjen e orës policore, heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme dhe lejimi i grumbullimit deri në 50 persona./ Shendeti.com.al

 

No comments:

Post a Comment