Thursday, June 3, 2021

Dieta e emergjencës: 3 kg në 3 ditë

Keni një eveniment të rëndësishëm këtë javë, por fustani që keni zgjedhur për të veshur nuk ju qëndron mirë, sepse keni shtuar disa kilogramë? Kjo nuk duhet të shërbejë si një pengesë për të mos qenë pjesë e atij evenimenti. Ka gjithmonë një zgjidhje, edhe për kilet e tepërta.

Dieta me patate është thjesht e mahnitshme. Në vetëm 3 ditë ju keni mundësinë të humbisni 5 kilogramë dhe të ktheheni në një gjendje perfekte, fiks për fustanin tuaj, shkruan Shije. Përbërësi kryesor i kësaj diete është patatja, që vjen e kombinuar edhe me kosin me yndyrë të ulët.
Ndiqni udhëzimet e duhura të kësaj diete:
Dita 1
Mëngjesi: Një patate e zierë pa kripë dhe një filxhan kos
Dreka: Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë kos
Darka: 2 gota kos
Dita 2
Mëngjesi: Një filxhan kos
Dreka: Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë kos
Darka: Një patate e zier pa kripë dhe një filxhan kos
Dita 3
Mëngjesi: Një patate e zier pa kripë
Dreka: Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë kos
Darka: Një filxhan kos
Patatja është një produkt i cili ka pak kalori, dhe nga ana tjetër kosi rregullon sistemin e tretjes, heq ujin e tepërt dhe toksinat nga trupi juaj.

No comments:

Post a Comment