Ka një ulje graduale të infektimeve dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një vit më parë sipas tij, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar.
Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36. Aktualisht në spitalet COVID sipas gazetarit Skëndaj ndodhen të shtruar 150 pacientë që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin, ndërsa 30 prej tyre, janë të vaksinuar.
Tabela Krahasimore:
Pandemia 1-11 dhjetor 2020
Testime 23.393
Pozitive 7.879
Vdekje 155, mesatarja 14 vdekje ne dite.
Shtrime ne spital 440-490.
Shkalla e pozitivitetit 1 në 3 persona pozitiv, ose 34% të infektuar në raport me nr e testeve.
Pandemia 1-11 dhjetor 2021
Testime: 24.984
Pozitive: 3.579
Vdekje: 36, mesatarja ditore 3 vdekje
Të shtruar 140-160
Shkalla e pozitivitetit 1 në 7 testime pozitive, ose 14%.
Për periudhën 14 ditore 29 nëntor – 12 dhjetor raportohen 4.232 infektime.
Incidenca dy javore 151 infektime për 100 mijë banorë.
No comments:
Post a Comment