Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur në një lidhje me News24 për situatën në vend nga COVID-19 dhe variantin e ri Omicron. Ai tha se mutacioni i emërtuar Omicron është një shtam i ri, mutacion i ri, por nuk kemi informacion nëse është në Shqipëri apo jo. Megjithatë sipas tij, ka pak rëndësi sepse virusi nuk njeh kufij.
“Mutacionet janë në natyrën e viruseve, ato që shfaqin virulencë janë këto 5-6 mutacione. Janë mjekët që duhet të japin informacion. Testimi është njësoj si për variantet e tjera. Është njësoj si gjithë viruset e tjerë, duhet parë a është më pak apo më shumë agresiv, a e anashkalon vaksinimin, a trajtohet me të njëjtën terapi? Sekuencimi nuk mund të bëhet dot në Shqipëri dhe mostrat dërgohen në Gjermani. Edhe me rastin e Deltës u bë e njëjta gjë. Ai kishte hyrë, u dërguan mostra në Gjermani dhe u konfirmua.Për Omicron, mendohet që deri tani është më i transmetueshëm. Për fat deri tani në Afrikën e Jugut janë 1500 të shtruar, por me variantin Delta, pavarësisht se është rritur numri i të prekurve me Omicron. Pra, Omicron ka forma më të lehta se Delta. Ka një shqetësim për transmetimin e shpejtë, por dhe një lehtësim që nuk ka forma të rënda”, tha Brataj.
Ai tha se ka një diskordancë për numrin e urgjencave. “Ka një indiferencë të madhe nga ana e njerëzve për të kërkuar ndihmë dhe teste. Numri i të shtruarve në spital është 25-30 veta që i çojmë në spital dhe po aq qëndrojnë në shtëpi. Janë ata të sëmurë që qëndrojnë për një kohë të gjatë në banesë dhe kur arrijnë në kushtet e rëndimit, i drejtohen urgjencës”, u shpreh Brataj.
Sa i përket numrit të vizitave në shtëpi, ai tha se janë rreth 70 në 24 orë dhe gati gjysmat dërgohen në spital.
“Në këtë moment janë rreth 60-70 vizita në 24 orë në shtëpi. 48-50% janë dërgime në spital, pjesa tjetër mjekohet në banesë. Insistohet tek moshat e treta. Për moshat e reja kërkohet shumë më përpara ndihmë. Problematikë, ndjekja në disa mjekë specialistë dhe fillimi i terapisë pa analizë. Pa pasur një imazheri, një grafi, një skaner pa këto nuk mund të ketë terapi të mirë sepse COVID-19 nuk ka një terapi, një protokoll të vetin”, tha Brataj.
No comments:
Post a Comment