Kryeministri Edi Rama, ka marrë ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid.
Në një komunikim për mediat, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen , ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.
“Bëra sot vaksinë e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë dhe asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. I është mbyllur goja të gjitha mediave të botës dhe i është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën. Flasim për tu vaksinuar të gjithë akademitë e botës dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në Facebook e internet. Kjo është skandaloze dhe të fyesh inteligjencën tënde që në vend ti besosh shkencës apo fakteve. Vaksina nuk të mbron nga infektimi por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta. Duhet të jemi të qartë që ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë sepse mbajmë përgjegjësi,. I the të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online . U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira të sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment