Tuesday, December 7, 2021

Ilaçet kontrabandë në farmacitë e Tiranës shiten disa herë me cmime më të shtrenjta se në vendet e origjinës

Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe që sillen në Shqipëri në mënyrë kontrabandë. Konkretisht bëhet fjalë për medikamentin Ciprolex 20 mg, që përdoret për ankthin dhe stresin. Një pako e këtij medikamenti shitet në vendin e origjinës, Greqi, me 12.09 euro, në Shqipëri e gjen me tre ose katërfishin e çmimit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim, i shoqëruar me fotografi për shitjen e një medikamenti Ciprolex 20 mg në farmacitë në Tiranë.

Në fotografine e dërguar nga denoncuesi, shihej qartë edhe çmimi i ilaçit në vendin e origjinës 12.09 euro. Ndërkohë, denoncuesi thotë se në Tiranë, në disa farmaci, ky medikament shitet tre ose katërfish. Një pako të tillë ai e ka blerë në Tiranë me një çmim prej 4590 lekë.
Pas denoncimit, Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci në Tiranë. Në afërsi të QSUT-së, në një farmaci greke Fiksi kishte marrë informacion se medikamenti shitej aty.

Nga biseda që bashkëpunëtorët e Fiksit patën me farmacisten, ajo u pohoj se kishte në shitje Ciprolex 20 mg me çmimin 3850 dhe se e sillnin nga Greqia. Gjatë blerjes së medikamentit farmacistja nuk e shoqëroi shitjen me faturë faturë tatimore. Medikamenti i blerë nuk ka asnjë pullë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ndërkohë, që çmimi i vendit të origjinës është fshirë nga pakoja. Fiksi iu drejtua edhe një farmacie që ndodhet tek Pallatet Agimi, sërish quhet Farmacia Greke. Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkojnë medikamentin dhe farmacistja ua vë në dispozicion me një çmim prej 4590 lekë , prodhim grek. në farmaci nuk kishte gjëndje dhe produktin farmacistja e tregon prej internetit.

Pas disa orësh bashkëpunëtorët shkojnë përsëri për të blerë Ciprolex 20 mg, farmacistja shkon direkt në magazinë dhe sjell medikamentin, edhe në këtë rast çmimi i vendit të origjinës është fshirë dhe nuk lëshohet faturë tatimore.
Pra në dy raste medikamenti u ble në farmacitë e Tiranës pa u lëshuar faturë tatimore dhe pa patur pullë të Agjencisë Kombëtare dhe Pajisjeve Mjekësore mbi të.

Në këto kushte Fiksi i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Barnave nëse ky bar lejohet apo jo të shitet në Shqipëri. Nga kontaktet me disa punonjës të kësaj agjencie Fiksit iu pohua se ky medikament ende nuk është lejuar që të tregtohet në Shqipëri. Sipas punonjësve, ende nuk ka përfunduar procedura administrative e lejes dhe se bari nuk është i regjistruar në Shqipëri.
Ndërkohë kjo agjenci disa ditë më vonë kthen përgjigje zyrtare se “të gjitha barnat e prodhuara në vend, me destinacion tregun e brendshëm, si dhe barnat që importohen, me destinacion tregun vendas, duhet të kenë detyrimisht të aplikuar në paketimin e jashtëm pullën e kontrollit të barnave. Sipas saj, pulla e kontrollit të barnave lëshohet nga Agjencia.

Më tej shkruan se tregtimi me shumicë i barnave pa pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë, dënohet me konfiskimin të barnave dhe me 500 000 lekë gjobë, ndërsa tregtimi me pakicë i barnave pa pullën e kontrollit dënohet me sekuestrim të barnave dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Veprimet e kryera për raste të tilla, kur përsëriten, dënohen me konfiskim dhe heqje të licencës”

Në këtë dokument, Agjencia thotë se “Sa më sipër, bari “Cipralex” 20 mg deri më tani nuk i është nënshtruar procedurave administrative të regjistrimit dhe importit të tij në Republikën e Shqipërisë”. Edhe pse ky medikament nuk është i regjistruar nuk i ka penguar farmacitë në Tiranë ta shesin atë kontrabandë, pa pullën e agjencisë dhe shumëfish më shtrenjtë se çmimi i vendit të origjinës, ata që penalizohen si gjithmonë janë qytetarët./ Top Channel

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete