Mjekët e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel bien dakord se, pavarësisht faktit që nuk dihen ende shumë të dhëna për variantin e ri Omicron, vaksinat janë arma më e fortë që njerëzimi ka edhe ndaj këtij mutacioni.
Mezini:Nuk jam në gjendje të ta them. Ne duhet të vaksinohemi, ata që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Besoj që është e pamundur ta anashkalojë mbrojtjen imunitare qoftë vaksina, apo imunitetin natyral, Nuk besoj që do arrijë në ato komplikacione që të jenë kërcënuese.
Brataj:Vaksina është arma më e mirë që ne kemi. Kohëzgjatja e tyre është për tu parë, por sido që të jetë edhe pa rezultate unë jam bindur që vaksina nuk ka efikasitetin e Aflës, apo Betës që dolën në fillim, por edhe për Omicron ka një efikasitet ndoshta më të ulët, por kjo mbetet arma ma e mirë që ne kemi.
Alimehmeti: Omicron është ende kuti e zezë. Nuk njohim shumë gjëra në lidhje me të. Studimi është më i vështirë për t’u bërë se kur një mutacion ka komplikacione të dukshme e bën më të lehtë. Potenciali është që vaksinat të funksionojnë dhe një sinjal i parë erdhi nga Izraeli ku thanë 93% mbrojtje ndaj komplikacioneve të rënda dhe ka rënë 5% imuniteti në krahasim me variantin Delta.
No comments:
Post a Comment