Një trajtim i ri i gjetur për të ulur rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me gati 80% është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Xevudy (Sotrovimab), është miratuar sot nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) pasi u konstatua se ishte i sigurt dhe efektiv. Trajtimi me antitrupa është më efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes së coronavirusit dhe është autorizuar për përdorim nga njerëzit më të rrezikuar nga sëmundje të rënda.
Në një deklaratë agjencia tha se studimet zbuluan se mund të zvogëlojë rrezikun e parandalimit të infeksioneve që kërkojnë shtrimin në spital ose vdekjen me 79%. “Në një provë klinike, një dozë e vetme e antitrupit monoklonal u zbulua se zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79% te të rriturit me rrezik të lartë me infeksion simptomatik COVID-19”.
“Bazuar në të dhënat e provës klinike, sotrovimab është më efektiv kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit dhe kështu MHRA rekomandon përdorimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave”. Sotrovimab, i cili u zhvillua nga firmat farmaceutike GSK dhe Vir Biotechnology, funksionon duke u lidhur me proteinën S në pjesën e jashtme të virusit Covid-19. Kjo parandalon që virusi të “ngjitet” dhe të “hyjë” në qelizat njerëzore, në mënyrë që të mos mund të shumohet në trup. Ai është autorizuar për njerëzit me Covid-19 që kanë të paktën një faktor rreziku që mund t’i shkaktojë ata të zhvillojnë sëmundje serioze – si mosha, obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Shefi ekzekutiv i MHRA, Dr. June Raina ka thënë: “Kam kënaqësinë të them se tani kemi një trajtim tjetër të sigurt dhe efektiv për COVID-19, Xevudy (sotrovimab), për ata që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes së rëndë”. “Ky është një tjetër terapi që është treguar të jetë efektive në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar nga COVID-19 dhe sinjalizon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër kësaj sëmundjeje shkatërruese”.
“Pa asnjë kompromis për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin, publiku mund të besojë se MHRA ka kryer një vlerësim të fortë dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion”.
Sidoqoftë, vënë në pah mediat britanike, Sotrovimab nuk synohet të përdoret si zëvendësues i vaksinimit kundër Covid-19 dhe qeveria britanike si dhe autoritetet shëndetësore do të konfirmojnë se si ky trajtim për COVID-19 do të përdoret për pacientët në kohën e duhur.
No comments:
Post a Comment