Monday, December 6, 2021

Varianti Omicron, Brataj: I ngjashëm me gripin e zakonshëm/ Çfarë duhet të bëni në ditën e 5 të simptomave

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Fax News ka folur mbi variantin e fundit të COVID 19, Omicron i cili ka vënë në alarm gjithë globin për shkak të nivelit të lartë të transmetueshmërisë. Ende nuk ka të dhëna shkencore mbi nivelin e vdekshmërisë apo hospitalizimeve pas infektimit, por gjithë shtetet e Evropës kanë shtrënguar masat në një rritje të paprecedent të infeksioneve të reja ditore.

Por dr. Brataj shprehet se nuk duhet të përhapet panik, pasi Omicron nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjera të mëparshme të COVID 19. Madje ai i sheh me rezerva dhe kufizimet e reja pasi sipas tij infektimi me variantin e ri është i pashmangshëm. “Ky variant ka simptomat një gripi të zakonshëm”, shprehet ai ndërsa jep dhe këshillat për trajtimin në banesë.

“Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma. Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19.

Transmetueshmëria e madhe nuk më shqetëson, sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më lehtë izolohet, kështu që COVID 19 do ta kalojë gjithsecili me imunitetin natyral ose atë artificial. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina.”

Ndërkohë në lidhje me shtërngimin e masave ai tha: U ripërsëritën masat ekzistuese dhe u dhanë afatet kohore për administratën publike si dhe për stafin mjekësor, policët, mësuesit të cilët japin shërbim publik dhe ndoshta u interpretua gabim sepse doza e tretë nuk hyn në afatet e 4 janarit. Evropa po merr masa shumë më shtrënguese se sa kemi parë këtu. Gjermania ndodhet në situatën që po dërgon pacientë jashtë vendit“.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete