Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu në fjalën e saj në Kuvend i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin vigjilencën, sepse virusi është ende një realitet aq më tepër pas shfaqjes së variantit Omicron.
21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje me një emergjencë kaq të rrallë mbetet njësoj e vështirë. Ka testuar çdo hallkë të sistemit tonë shëndetësor, ka vënë në provë çdo pjesë të këtij sistemi. E kuptueshme është lodhja prej pandemisë. Por sado e gjatë të duket kjo përballje vigjilencën nuk duhet ta ulim dhe përpjekjet për të mbrojtur jetën e qytetarët duhet i intensifikojmë. Virusi është një realitet i painjorueshëm që po shtyn shumë vende perëndimor t’i kthehen masave më të ashpra se në fillim të pandemisë.
Falë punës së palodhur të sistemit shëndetësor ky nuk pësoi kolaps. I kemi bërë të gjitha këto duke patur përballë jo thjeshtë virusin, por edhe sulmet e akuzat që i kaluan edhe kufijtë e absurdit”, tha Manastirliu.
No comments:
Post a Comment