Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit Omicron që ka shqetësuar të gjithë botën. Në emisionin “Open”, Alimehmeti ka bërë me dije se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.
Alimehmeti: OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin.
Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rruga, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.
Brataj: I bashkohem doktor Ilirit. Është shtamë e Sars Cov 2.30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viruset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë.
No comments:
Post a Comment