Wednesday, December 1, 2021

Ushqimet më të shëndetshmet që mund të hani në dhjetor

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

Aktualisht të gjitha këto perime mund t’i gjeni në tregjet e fshatarëve, të freskëta të sapo këputura që në mëngjes. Teksa duhet të kujdeseni për të përzgjedhur më të mirat perime të stinës, por më shumë se çfarë vlen të konsumohet e freskët në dhjetor lexoni guidën.

Brokoli: Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor në muajin maj, ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra. Brokoli përmban vitaminat K, C, acid folik, kalium dhe fibra. Është gjithashtu i pasur në beta-karoten dhe sulforofan, një lëndë e cila po studiohet nga shkencëtarët për vetitë anti-kancerogjene. Sipas ekspertëve Vitamina K që brokoli përmban është thelbësore për funksionimin e proteinave që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Vitamina C ndikon në krijimin e kolagjenit, lëndës që formon indet trupore, kockat dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të të prerave apo plagëve. Brokoli përban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak.

Lulelakra: Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai europian. Në dhjetor ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut. Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin. Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Arra e lajthi: Amvisat i konsiderojnë arrorët si element kryesor në kuzhinë, njësoj si mielli apo gjalpi. Pavarësisht se arrat dhe lajthitë i kemi gjatë të gjithë vitit, gjatë sezonit të tyre ato kanë një shije unike.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete