Wednesday, November 25, 2020

Dr. Dashamir Gjergji: Rritet numri i fëmijëve me diabet tip2, problemet që sjell mbipesha, stresi dhe 3 bazat e mjekimit

Bisedoi: Desara Çela

Doktor i Shkencave, endokrinolog- diabetolog, Dashamir Gjergji në një intervistë për gazetën “Shëndet plus” tregon shkaqet të cilat të çojnë në diabet, mosha më e riskuar dhe shenjat që kjo sëmundje ka.

Doktor, a kemi patur shtim të rasteve me diabet vitet e fundit?

Po, kemi patur shtim të rasteve me diabet.

Cila moshë është më e rrezikuar?

Moshat e treta zakonisht janë me diabet dhe më të rrezikuarit. Vitin e fundit rastet janë shtuar edhe për shkak të infeksionit të Covid 19. Sa më shumë infeksion të ketë, më shumë stres përkthehet për organizmin. Kur ka stres fizik njeriu është më i predispozuar të sëmuret me diabet. Barnat që përdoren për Covid , një pjesë e tyre, kortizonikët duhen përdorur me kujdes sepse këto vetëvetiu mund të japin diabet tek personat që nuk janë diabetik.

Në cilën fazë ne duhet të bëjmë një test për diabetin?

Nuk ka një fazë për diabetin. Normalisht bëhen matjet dhe shikohet je apo nuk je me diabet. Personat që janë mbi 30 vjeç të paktën një herë në vit të bëjnë analiza. Në qoftëse këto analiza dalin në rregull personi është mirë, në qoftëse dalin me diabet, duhet të bëjnë analiza të tjera dhe më pas të shkojnë tek specialisti përkatës.

Cilat janë shkaqet që çojnë në këtë sëmundje?

Kemi shkaqe gjenetike, të brendshme dhe të jashtme.

  • Gjenetike janë kur ka një faktor trashëgimie për të patur diabet.
  • Fenotipik apo të jashtëm janë kur ti ia ke dhënë “shansin” faktorit të brendshëm per t’u bërë diabetik: njerëzit mbipeshë, obezët, ata me tension të lartë, ata që përdorin ushqime të gatshme, substanca jo shumë pozitive për organizmin, barna të caktuara etj. Stresi shkakton diabet! Personat që kanë çrregullime të yndyrnave mund të sëmuren me diabet. Këto janë shkaqet e jashtme që çojnë në diabet.

Cilat janë shenjat/simptomat që ka sëmundja e diabetit?

Jo gjithmonë shenjat e diabetit janë tipike. Ka dhe shenja tipike të diabetit që mund t’i ngatërrojmë më shenjat e një sëmundje tjetër.

Ka edhe tre shenja tipike: etje, urinim, rënie në peshë.

Po tek fëmijët a kemi shtim të rasteve me diabet?

Kemi një lloj rritje të tipit të parë tek fëmijët. Gjithashtu diabeti tip2 është rritur ndoshta me 100% ose 200% dhe më tepër për shkak se është rritur mbipesha tek fëmijët.

Cilat janë disa nga këshillat që rekomandohen për të mbajtur diabetin të qëndrueshëm për personat e diagnostikuar me këtë sëmundje?

Tre (3) janë bazat e mjekimit të diabetit: aktiviteti fizik, dietat, barnat.

Aktiviteti fizik rekomandohet që një (1) orë minimalisht në ditë të bëjë ecje, sport. Çdo lloj aktiviteti fizik është i rekomandueshëm të bëhet, kuptohet në qoftëse i ka dhe mundësitë.

Dieta nënkupton sa më pak sheqerna, sa më pak kalori. Të ushehen shëndetshëm, duke marrë drithra, perime, fruta por jo shumë të sheqerosura .

Barnat që i përkasin mjekut për të përcaktuar se kush është terapia

 

No comments:

Post a Comment