Thursday, November 12, 2020

“Pse mbani 4-5 pacientë me një dhomë?” Mjeku ‘kryqëzon’ Manastirliun, ja si përgjigjet ministrja

Një nga temat më të diskutuara së fundmi është padyshim kapaciteti i spitaleve për të përballuar të infektuarit nga virusi.

Për të njëjtën gjë po flitet edhe në studion e programit “Open”, ku mjeku pneumolog Arian Mezini ka debatuar me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mjeku i ka kërkuar llogari kësaj të fundit se përse po mbahen nga 4-5 pacientë në dhoma, ndërkohë që spitalet e tjerë që janë ngritur enkas për të infektuarit janë bosh,.

Manastirliu u përgjigj se këtë gjë e ka në dorë Komiteti i Ekspertëve për ta vendosur.

Mezini: Ne kemi në dhoma 4-5 pacientë, kur gjëja kryesore është ulja e ngarkesës virale. Pse nuk i hapim covid 3 dhe 4 që të kishim sa më pak pacientë në dhomë? Kështu i ka bota.

Manastirliu: Ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në 4 strukturat tona. Në strategjinë tonë të zgjerimit të kapaciteteve, kur të kemi shtretër të vënë në dispozicion që janë ezauruar, do të hapim dhe spitalet rajonale.

Mezini: Nuk më kuptuar qartë më duket, nuk thashë këtë, thashë pse nuk lini 1-2 pacientë në dhomë po nga 4-45?

Manastirliu: Po e kuptova qartë. Komiteti i Ekspertëve ku ka dhe mjekë infeksionistë që vlerësojnë dhe ngarkesën virale, kanë vlerësuar që sistemi dhe shtretërit janë brenda standarteve që kërkohen. Nëse Komiteti i Ekspertëve thotë që duhet 1 shtrat në dhomë ne jemi gati ta vlerësojmë këtë standart. Unë shpresoj që të më thoni dhe protokollin e vendit të cilit i referoheni për 1 shtrat në 1 dhomë.

Mezini: Patjetër, nesër do ju dërgoj protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë gjermane.

Manastirliu: Ok faleminderit! (qesh me ironi) \ Fast News

No comments:

Post a Comment