Friday, November 13, 2020

Metoda natyrale për të luftuar kapsllëkun (konstipacionin)

nga Daniela Burnazi

Kapsllëku (konstipacioni), është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje), në javë. Kapsllëku është një gjendje shumë e zakonshme që prek 1 në 4 njerëz.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa ushqime që ju ndihmojnë të luftoni kapsllëkun:

Kumbullat e thata: mund të konsumoni 5-6 copë në ditë, ose mund t’i zieni dhe të pini lëngun e tyre.

Kivi: është i përbërë nga shumë fibra dhe është një nga ushqimet më të mira që ju lehtëson kapsllëkun.

– Kokoshkat

– Uji: pini 2 litra ujë çdo ditë.

– Farat e linit: mund t’i shtoni në lëngje, në sallatë, në supë etj.

– Portokallat: pini një gotë lëng portokalli çdo mëngjes për të luftuar kapsllëkun.

– Tërshëra

– Lëngu i aloe veras: ka veti shumë të mira laksative

– Spinaqi

– Fasulet

– Kosi

– Kafja

– Brokoli

– Kastravecat.

Burimi: HEALTH

No comments:

Post a Comment