Friday, November 13, 2020

Ndërron jetë në maternitet 20 vjeçarja shtatzënë, shkaqet ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës. Një 20-vjeçare ka humbur jetën gjatë natës.

Paraprakisht bëhet me dije se e reja që ishte dhe shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit me dhimbje të forta në bark. Fatkeqësisht 20 vjeçarja nga fshati Zhulat nuk ka mundur të jetojë.

Ndërkohë, mjekët e maternitetit janë shprehur se foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës dhe kjo i ka shkaktuar asaj probleme e dhimbje. Për këtë rast po pritet dhe për ekstertizën mjeko-ligjore e cila do të nxjerr saktë shkakun e vdekjes.

No comments:

Post a Comment