Friday, November 20, 2020

Shtesat Omega 3, asnjë dobi për pacientët me probleme te zemrës, lexoni arsyet

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Shtesat Omega 3 nuk do të kishin asnjë dobi për pacientët me probleme te zemrës. Përkundrazi, konsumi i tyre do të rriste rrezikun e fibrilacionit arterial.
Në vitet e fundit, disa specialistë kanë sugjeruar që acidet yndyrore poli-të pangopura omega-3 kanë një efekt të dobishëm në shëndetin tonë kardiovaskular. Dhe rekomandohet që të plotësojmë dietën tonë me omega-3 ose duke konsumuar ushqime që janë të pasura me omega-3 – të tilla si peshk të yndyrshëm ose arra – ose përmes kapsollave. Por një meta-analizë nga studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore (MB) sfidon këtë ide.
Rritja e omega-3 ka pak ose aspak efekt në vdekshmërinë ose shëndetin kardiovaskular. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit përpiluan rezultatet e jo më pak se 79 provave të kontrolluara rastësisht, duke përfshirë një total prej më shumë se 110,000 pjesëmarrës nga Amerika e Veriut, Australia, Azia dhe Evropa, me shëndet të mirë ose me probleme para-ekzistuese të zemrës.

No comments:

Post a Comment