Thursday, November 19, 2020

Kujdes nga përdorimi i tepruar i Azitromicinës për Covid-19

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sëmundja e re e koronavirusit 2019 (COVID-19) ka bere që shumë barna të ripozicionohen gjate trajtimit te COVID-19.

Midis barnave të ripozicionuara,azitromicina ka terhequr vëmendjen, sepse ky medikament eshte administruar shume shpesh tek pacientët me COVID-19 krahas klorokinës ose hidroksiklorokines.

Natyrisht qe duhen ditur vetitë farmakologjike dhe terapeutike të azitromicinës në trajtimin e COVID-19, si psh . shqetësimet në lidhje me zgjatjen e intervalit QT, i cili mund të çojë komplikacione kardiake fatale . Sidoqoftë, ne si mjeke duhet te jemi gjithashtu të shqetësuar rreth shfaqjes së mikroorganizmave rezistentë ndaj azitromicinës dhe makrolidet e ngjashme , të tilla si klaritromicina dhe eritromicina, në lidhje me përdorimin e pakufizuar të azitromicinës ne pandeminë e COVID-19.

Azitromicina dhe makrolidet e tjera kanë qenë kryesisht te perdorur me pare për të trajtuar infeksionet nga mikroorganizmat Gram-pozitivë, përfshirë Streptocoçus pneumoniae, të ndjeshëm ndaj meticilinës, Stafilokoku aureus dhe grupi A, B, C dhe G i Streptokokut, por azitromicina gjithashtu ka aktivitet të kënaqshëm kundër mikroorganizmave të ndryshëm gram-negativë, përfshirë Haemophilus spp., Moraxella catarrhalis, Escherichia coli, Salmonella spp., Yersinia enterocolitica, Shigella spp, Campylobacter jejuni, Vibrio kolera, Neisseria gonorrhoeae, dhe Helicobacter pylori .

Në fakt, azitromicina është aktiv kundër patogjenëve atipikë të pneumonisë, përfshirë Legionella pneumophila, Chlamydia pneumoniae dhe Mycoplasma pneumoniae .

Sidoqoftë, zhvillimi i rezistences se fituar ndaj ketij makrolidi është gjithnjë e më shumë problem i njohur. Zhvillimi i rezistences se fituar te mikrobeve ndaj azitromicinës dhe makrolideve të tjera të ngjashme shoqerohet me aktivizimin e pompave te efluksit te makrolideve te bakteriet (pompa keto qe e flakin antibiotikun jashte) . Pompat aktive të efluksit te makrolideve janë të koduara nga gjenet e efluksit së makrolideve MSRA dhe MSRB. Këto pompa efluksi janë pjesë e sistemeve bakteriale dhe marrin pjese në nxjerrjen e molekulave nga bakteret në mjedis, përfshirë produktet bakteriale si sideroforet, si dhe përbërje toksike dhe antibiotikë makrolidë.

Sikurse me rezistencën ndaj agjentëve të tjerë antimikrobikë, përdorimi i gjere dhe i pakufizuar është shoqëruar me zhvillimin e rezistencës ndaj azitromicinës dhe të tjera makrolideve te ngjashme.

Një ndodhi e tillë u ilustrua drejtpërdrejt në një studim në të cilin 224 vullnetarë të shëndetshëm u mjekuan ose me azitromicinë, ose klaritromicina, ose placebo për të përcaktuar zhvillimin e zonen e faringut të streptokokëve rezistentë ndaj makrolideve .

Në fillim, përqindja e streptokokëve rezistente ndaj makrolideve ishte 26-30%. Të dy makrolidet e perdorur e rritën ndjeshëm sasine e streptokokëve rezistentë ndaj makrolideve ne krahasim me grupin e placebos , duke arritur kulmin në ditët 4-8, me një rritje mesatare prej afërsisht 50% krahasuar me 4% te grupi i placebos. Në të vërtetë, rritja e rezistencës ishte më e madhe me azitromicinen krahasuar me klaritromicinen , ndoshta për shkak të gjysëmjetesës së saj shumë më të gjatë.

Eshte vërejtur gjithashtu rritja e rezistencës ndaj azitromicinës te Treponema pallidum, patogjen shkaktar i sifilizit gje qe e bën azitromicinën jo te favoreshme si opsion trajtimi për këtë infeksion .

Historia mund përsëritet nëse nuk praktikojmë përdorim të mençur të azitromicinës. Me përdorimin e mundshëm më të gjere të azitromicinës për të trajtuar COVID-19, ne mund të humbasim azitromicinën në armamentarium tone antimikrobial për të trajtuar infeksionet bakteriale, dhe dihet sot që roli i azitromicinës është vërtetuar mire ne efektivitetin e saj , ne infeksionet si pneumonia e perhapur nga komuniteti, infeksionet mykobakteriale jo tuberkulare , dhe faringjiti streptokoksik i Grupit A.

Klinicistët që mjekojne pacientët me COVID-19 duhet te marrin në konsideratë zhvillimin e mundshëm të rezistencës të fituar gjatë përshkrimit të azitromicinës, veçanërisht në rajone ku rezistenca e azitromicinës është tashmë një shqetësim.

No comments:

Post a Comment