Wednesday, November 25, 2020

Pankreatiti: Sëmundja e pankreasit, simptomat, shenat, shkaqet dhe trajtimi

nga Daniela Burnazi

Pankreatiti është një sëmundje që prek pankreasin. Pankreasi është një gjëndër e madhe prapa stomakut, ngjitur me zorrën e hollë.

Funksionet kryesore të pankreasit janë dy:

  1. Lëshon enzima të fuqishme tretëse në zorrën e hollë për t’ju ndihmuar për të tretur ushqimin.
  2. Lëshon insulinë dhe glikagon në qarkullimin e gjakut. Këto hormonë ndihmojnë të kontrollojnë trupin se si e përdor ushqimin për energji.

Pankreasi mund të dëmtohet kur enzimat e tretjes fillojnë të funnksionojnë para se pankreasi t’i lëshojë ato.

Llojet e Pankreatitit:

Dy janë format e kësaj sëmundje: Pankreatiti akut dhe kronik.

Pankreatiti akut është inflamacion i papritur që zgjat një kohë të shkurtër. Mund të shkaktojë vetëm simptoma të lehta, por dhe mund të ju kërcënojë jetën. Shumica e njerëzve shërohen nga pankreatiti akut pas mjekimit të dhënë nga mjeku. Në raste të rënda pankreatiti akut mund të shkaktojë gjakderdhje, dëmtime serioze të indeve, infeksion dhe kiste. Pankreatiti i rëndë mund të dëmtojë dhe organe të tjera si zemrën, mushkëritë dhe veshkat.

Pankreatiti kronik është pezmatim afatgjatë. Më shpesh ndodh pas një episodi të pankreatitit akut. Një tjetër shkak kryesor është pirja e alkoolit për një periudhë të gjatë kohore. Dëmtimi i pankreasit tuaj nga përdorimi i madh i alkoolit mund të mos shkaktojë simptoma për shumë vite, por pastaj papritmas mund të keni simptoma të rënda të pankreasit.

Simptomat e pankreatitit akut:

– Ethe

– Sëmundje kardiovaskulare

– Të përziera dhe/ose të vjella

– Bark i fryrë dhe i butë

– Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut tuaj që shkon deri në shpinë.

Ushqimi mund ta përkeqësojë atë, veçanërisht ushqimet me shumë yndyrë.

Simptomat e pankreatitit kronik

Simptomat e pankreatitit kronik janë të ngjashme me ato të pankreatitit akut. Por ju gjithashtu mund të keni:

– Dhimbje e vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut që shkon deri në shpinë.

– Diarre dhe rënie në  peshë sepse pankreasi nuk po lëshon enzimat e mjaftueshme për të shpërbërë ushqimin

– Stomak i irrituar

– Të vjella

 

Shkaqet e pankreatititit dhe faktorët e rrezikut

Shkaqet akute të pankreatitit përfshijnë:

– Sëmundjet autoimune

– Pirja e shumë alkoolit

– Infeksionet

– Gurët në tëmth

– Përdorimi i medikamenteve të caktuara

– Çrregullimet metabolike

– Kirurgjia

– Trauma

Në 15% të njerëzve me pankreatit akut, shkaku nuk dihet.

 

Shkaqet e pankreatitit kronik përfshijnë:

– Fibroza cistike

– Histori familjare e çrregullimeve të pankreasit

– Gurët në tëmth

– Trigliceride të larta

– Përdorimi i alkoolit për një kohë të gjatë

– Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Në rreth 20% deri në 30% të rasteve, shkaku i pankreatitit kronik është i panjohur. Njerëzit me pankreatit kronik janë zakonisht burra nga mosha 30 dhe 40 vjeç.

Diagnoza e pankreatititit

Për të diagnostikuar pankreatitin akut, mjekuteston gjakun duke matur dy enzima të tretjes: amilaza dhe lipaza. Nivelet e larta të këtyre dy enzimave nënkuptojnë se mund të keni pankreatit akut.

Testet e tjera mund të përfshijnë:

– Testi i funksionit pankreatik për të zbuluar nëse pankreasi juaj po bën sasitë e duhura të enzimave të tretjes.

– Ekografia, skanimi CT dhe MRI, të cilat bëjnë imazhe të pankreasit.

– ERCP, në të cilën mjeku juaj përdor një tub të gjatë me një aparat fotografik në fund për të parë rrugët pankreatike dhe biliare.

– Biopsia, në të cilën mjeku përdor një gjilpërë për të hequr një pjesë të vogël të indeve nga pankreasi për t’u studiuar

Në disa raste mjeku kërkon përsëri analiza gjaku për të konfirmuar diagnozën. Ai mund të bëjë test intolerance ndaj glukozës për të matur dëmtimin e qelizave në pankreas që prodhojnë insulinë.

Trajtimi i pankreatititit

Trajtimi i pankreatitit akut

Ju ndoshta do të duhet të qëndroni në spital, ku trajtimi juaj mund të përfshijë:

– Antibiotikë nëse pankreasi është i infektuar

– Lëngje intravenoze (IV), të dhëna përmes një gjilpëre

– Dietë me pak yndyrë ose agjërim. Ju mund të duhet të ndaloni së ngrëni në mënyrë që pankreasi juaj të shërohet. Në këtë rast, ju do të merrni ushqimin përmes një tubi ushqyes.

– Medikamente kundër dhimbjes

Burimi: Ëeb Medicine

No comments:

Post a Comment