Tuesday, November 24, 2020

Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku nga Dibra, Ibrahim Kaziu

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Ibrahim Kaziu, nga Dibra, fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali Rajonal i Dibrës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

U prehsh në paqe dr. Ibrahimi😢
Një jetë në shërbim të popullit.

Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me radhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.

Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!

No comments:

Post a Comment