Friday, December 4, 2020

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 801 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.264 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë,
  • 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër,
  • 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër,
  • 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës,
  • 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh,
  • 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore                         801
  • Të shëruar ne 24 orë                      490
  • Të shtruar në spitale                       483
  • Humbje jete në 24 orë                  18
  • Testime ditore                                2.264
  • Testime totale                    199.326
  • Raste pozitive                      41.302
  • Raste të shëruara                20.974
  • Raste Aktive                           19.458
  • Humbje jete                           870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 10503
  • Durrës  1315
  • Elbasan  799
  • Fier  1443
  • Korçë  987
  • Vlorë  963
  • Shkodër  868
  • Lezhë  739
  • Berat  651
  • Kukës  404
  • Dibër  247
  • Gjirokastër  539

No comments:

Post a Comment