Thursday, December 3, 2020

Dëmtimi akut i veshkave nga COVID-19

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog
Raportet e hershme kanë treguar se dëmtimi akut i veshkës (AKI) dhe anomalitë e tjera të veshkave janë të lidhura me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19). Nga 3993 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 në një sistem shëndetësor të qytetit të New York-ut, AKI ndodhi në 1835 (46%) pacientë; mes pacientëve me AKI, 19% kërkonin dializë dhe gjysma e tyre vdiqën në spital.
Midis pacientëve që dolën nga spitali, 35% nuk ishin shëruar në funksionin bazë të veshkave në kohën e daljes.
AKI është e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19 dhe shoqërohet me vdekshmëri më të lartë sesa në pacientët pa AKI; midis atyre që mbijetojnë, vetëm rreth një e treta dalin me shërim te veshkave.
Këto të dhëna mund të ndihmojnë qendrat per planifikimin e burimeve dhe përgatitjen për ngarkesën e rritur që rezulton nga të mbijetuarit e AKI të lidhur me COVID-19, të cilët nuk përjetojnë rikuperimin e funksionit të veshkave.

1 comment:

  1. Zonja dhe zotërinj dhe të rritur mund të aplikojnë për programin tonë të donatorëve ku donatorët me CERTIFIKATËN e tyre të DHURËS mund të dhurojnë dhe të shpërblehen për shpëtimin e një jete

    Ne u japim donatorëve tanë 1,187,000 dollarë për veshkat

    Donatori i gatshëm për të dhuruar organe të tjera mund të specifikojë gjithashtu ....

    Kontaktoni queensroyalhospital@gmail.com
    Për më shumë informacion ..

    ReplyDelete