Tuesday, December 8, 2020

Një tjetër humbje mes bluzave të bardha – Covid i merr jetën obsetres së njohur

Një  tjetër mjeke ka ndërruar jetë nga Covid-19. Bëhet fjalë për pedagogen dhe mjeken obsetre- gjinekologe Suela Muça.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

E hidhëruar për ndarjen e parakohëshme nga jeta të dr. Suela Muçës, mjekes së talentuar obsetër-gjinekologe dhe pedagoges së devotshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare.
U prehsh në paqe dr. Suela.
Muça ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prej më shumë se 10 vitesh, ajo ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

No comments:

Post a Comment