Wednesday, December 2, 2020

Herpesi Labial: Çfarë e shkakton dhe si mund të trajtohet

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Herpesi Labial është një plagë e vogël që del në buzë apo fytyrë dhë shkakton dhimbje, djegie, kruarje përpara se të shpërthejë dhe të krijojë kore. Zakonisht herpesi del në buzë (labia), mjekër, faqe, në vrimat e hundës etj.

Herpesi Labial quhet ndryshe si flluska etheje. Shkaktohet nga virusi herpes simplex i tipit 1. Virusi qëndron latent (i fjetur) në trup dhe rizgjohet nga faktorë të tillë si stresi, djegia nga dielli, ethet ose nga disa sëmundje të tjera infektive.

Hepresi Labial është më pak i zakonshëm pas moshës 35 vjeç. Virusi është shumë ngjitës kur ka flluska dhe lëng. Përhapet duke u puthur dhe tek fëmijët mund të krijojë komplikacione nëse j’au ngjsni.

Një person që ka herpes duhet të ketë kujdes që mos ta prekë plagën sepse infeksioni mund të kalojë në pjesë të tjera të trupit.

Nuk ka një medikament që i shëron menjëherë dhe plotësisht herpesin labial. Medikamentet mund të lehtësojnë dhimbjet, kruarjet ose infeksionet që mund të shkaktojë.

Aciklovir është një medikament ativiral që parandalon përhapjen e virusit herpes simplex dhe lehtëson simptomat.

Burmi: Medicina Para Todos

No comments:

Post a Comment