Tuesday, December 1, 2020

Trajtimi për dermatitin Seborroik

Nga Daniela Burnazi

Dermatiti Seborroik ose ekzema seborroike është një sëmundje inflamatore kronike e cila lidhet me prodhimin e yndyrës (sebumit).

Sebumi (yndyra e tepërt) sjell irritimin dhe inflamimin e skalpit, duke krijuar kore të trashë në formë luspash.

Trajtimi është lokal, qëllimi është që të ulet sasia e tepërt e yndyrës së prodhuar.

  • Largimi i Malassezia furfuril
  • Ulja e nivelit të inflamacionit në skalpin e kokës apo në zonat që ka dermatit.
  • Zvogëlimi i kruarjes etj.

Trajtimi për këto simptoma mund të kërkojë përdorimin e kremrave dhe shampove specifike për lëkura atopike me përmbajtje antimykotike, antibakteriale dhe antiinflamatore.

Në rastet kur dermatiti seborroik është i lokalizuar në kokë atëherë mund të përdoren shampoo me Tea Tree oil 5%.

Burimi: Majo Clinic

No comments:

Post a Comment