Sunday, May 31, 2020

COVID-19/ 15 raste të reja, shkon në 1136 numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 15 raste të reja, dhe shkon në 1136 numri i të prekurve.

Deri tani 872 të shëruar. 31 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale 16175

Testime molekulare 14723

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1136

Raste të shëruara 872

Raste Aktive 232

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 148

Durrës 27

Krujë 17

Shkodër 10

Kamëz 10

Mat 8

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Saturday, May 30, 2020

COVID-19, vatër e re në Librazhd/ Infektohet tregtari i këpucëve, furnizohej në Tiranë

Një 53-vjeçar është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit.

53-vjeçari me probleme në mushkëri, dyshohet se e ka marrë virusin në kryeqytet. Ai është shitës në një dyqan këpucësh në Librazhd, ndërsa gjatë fundjavave shet edhe në tregun e qytetit. Bashkia e Librazhdit është ndër të parat bashki që u shpallën të gjelbra, pasi risku i infektimit ishte minimal. Por, duket se mes qytetarëve, është rikthyer frika dhe domosdoshmëria e zbatimit të rregullave.

Para dy javësh ai është paraqitur në spitalin e Librazhdit, pasi vuante nga mushkëritë, ku është dyshuar edhe për Covid. Por, tamponi nuk e verifikoi një gjë të tillë dhe 53 vjeçari u dërgua për kurim më të specializuar në Tirane. Në datë 26 maj, gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe pasi ka marrë sërish ndihmën mjekësore në Librazhd, është dërguar në Tiranë, nga ku në tamponin e radhës rezultoi pozitiv.

Gjatë ditës së sotme janë marrë 6 tamponë tek punonjësit e spitalit të Librazhdit, ndërsa vazhdojnë analizat e familjarëve, pasi mundësitë e përhapjes janë të mëdha.

Rikthehet COVID-19 te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë pacientja 80-vjeçare, një tjetër transportohet tek Infektivi

Dy javë pas rikthimit në normalitet, në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë zbuluar dy raste të reja me Covid-19. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për dy pacientë të shtruar, një prej të cilëve,, një grua 80-vjecare ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së enjte.

Sipas gazetarit Skëndaj, rastet nuk janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, pasi në buletinin e përditësuar të 24 orëve të fundit, ministria thotë se janë 23 raste të reja me Covid, prej tyre 2 punonjës personel mjekësor, por nuk përmendet asnjë rast vdekjeje nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe as transferimi i një prej pacientëve në shërbimin Infektiv.

Burime të besueshme nga Sanatoriumi bëjnë me dije se 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë.

Por, një javë më pas gruaja është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet. Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Askush nga mjekët nuk ka qenë në dijeni se gruaja vuante edhe nga Covid-19, derisa analiza e tamponit doli pozitive. Ndërkohë, rasti i dytë i zbuluar me Sars Cov2 në të njëjtin spital, një pacient i shtruar në pavion, është transferuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv.

COVID-19/ 23 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor

23 raste të reja janë konfirmuar në vend me covid-19.

16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Librazhd dhe një në Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Dr. Marjeta Dervish nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.
Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale 15950
Testime molekulare 14498
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1122
Raste të shëruara 857
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 137
Durrës 39
Krujë 16
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

COVID-19/ Si do të jetë fundjava e fundit në zonat e kuqe 30-31 maj

Pas më shumë se dy muajsh, kjo është fundjava e parë pa kufizime, që në mes të muajit mars, kur në vendin tonë rezultoi personi i parë pozitiv me covid-19. Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë si ditë normale, ku do të mund të dalin të gjithë qytetarët dhe pa kufizime oraresh.

Ndërkohë edhe bizneset do të jenë të gjitha të hapura pa asnjë kufizim, si dhe lokalet e restorantet. I vetmi kufizim do të jetë lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra, deri të hënën e 1 qershorit, kur do të hiqet edhe ky kufizim.

Ndërkohë, duke filluar nga 1 qershori do të hapen edhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.

Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6. Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve.

Friday, May 29, 2020

Siguria e tregut farmaceutik, çfarë ka ndryshuar në ligjin e barnave në vite

Denisa Canameti, gazetare e çështjeve shëndetësore

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë ilaçe! Ky pohim mbështetet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat tregojnë se importi i medikamenteve vetëm në një dekadë është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit. Plakja e popullsisë (rritja e numri të të sëmurëve kronik ) dhe rritja e sëmundshmërisë (veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor) janë dy nga shkaktarët thelbësorë që kanë ndikuar në trendin rritës të konsumit të barnave.

Sektori i farmaceutikës, pa diskutim që është “zemra” e debatit/diskutimit në fushën e shëndetësisë. Kjo është refletuar edhe në ndryshimet e vazhdueshme që Ligji i Barnave ka patur ndër vite. Ndryshimi i fundit thelbësor ka ndodhur në 2015, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në kuadër të përmbushjes së detyrimit të marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore). Ndryshim që solli një “liberalizim” të tregut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje të madhe cilësinë e barnave në vend, pasi preku “garancinë” e cilësisë (siç u shprehën në atë kohë).

Neni 12, pika c, përcaktonte “dhënien e autorizimit të tregtimit për barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian”. Ndryshimi i 2015-s në ligjin e barnave, heq këtë kusht egzistues (pra, për qarkullimin e barit në një nga vendet e BE) dhe i hap rrugën tregtimit të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre.

Por, cilat kanë qënë ndryshimet historike në ligjin e barnave, si/sa e ndikuan cilësinë dhe sigurinë e barnave?

Ndërhyrjet e para në ligjin e barnave: Ndryshon koncepti i negocimit dhe përbërja e Komisionit të Ҫmimit të barnave

Ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për barnat dhe sherbimin farmaceutik”, janë bërë në nenin për Çmimin e barnave dhe përbërjen e Komisionit të çmimit të barnave.

Kështu, në ligjin  Nr.7815, datë 20.4.1994 PËR BARNAT, thuhej se, Çmimet e barnave caktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të komisionit të çmimeve të barnave, dhe në to përfishihen edhe marzhet e fabrikimit e të tregtimit. Ndërsa, Komisioni i çmimeve të barnave krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, të fabrikuesve, sigurimeve shoqërore, organizatave të mjekëve, farmacistëve, stomatologëve dhe konsumatorëve.

Ligji nr.7815, datë 20.4.1994 “Për barnat”, shfuqizohet, dhe hyn në fuqi LIGJ Nr.9323, datë 25.11.2004.

Në ligjin e 2004-s “Barnat tregtohen me çmime të caktuara për çdo vit kalendarik. Çmimet e barnave caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e komisionit të çmimeve, nëpërmjet negociimit me fabrikuesit vendas ose të huaj apo përfaqësitë e tyre, mbajtës të certifikatës së regjistrimit..”

Ndërsa, në Komisionin e çmimeve të Barnave bënin pjesë përfaqësues te Ministrisë se Financave, Ministrisë se Shëndetësisë, Ministrisë se Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor, Urdhrit tëFarmacistëve dhe te shoqatave të pacientëve.

Në vitin 2006, në ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik, pati disa shtesa dhe ndryshime, ku u ndryshuan Neni 50 dhe Neni 51, që përcaktonin çmimin e barnave dhe marzhet (Neni 50) dhe Komisionin e çmimit të Barnave (Neni 51).

Kështu, “Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit dhe mbi bazën e çmimeve të fabrikimit për barnat e prodhuara në vend”.

Gjithashtu ndryshoi edhe struktura e Komisionit të Çmimit të Barnave duke shkurtuar dy zëra, praktikisht dy organe të pavarura: Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë dhe Shoqatat e Pacientëve.

Kjo ndërhyrje, së pari, hoqi konceptin e negocimit, nga ligji i barnave. Në nenin 50 thuhej që barnat kanë çmime të përcaktuara dhe çmimet e barnave caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet negocimit me kompanitë farmaceutike, apo me përfaqësitë e tyre në vendin tonë. Heqja e këtij koncepti bëri që çështja e barnave mos të negociohej më dhe sipas ekspertëve kjo solli një rritje të çmimit të barnave sepse pikërisht kompanitë farmaceutike filluan të deklarojnë çmime sipas interesave të tyre.

Së dyti, diskutimi për heqjen e Urdhrit të Farmacistit nga Komisioni i Çmimeve vazhdon edhe sot. Urdhri i Farmacistit, e ka intepretuar mohimin e të drejtës së përfaqësimit në Borde të ndryshme, si një qëndrim të njëanëshëm nga ana e institucioneve për të përfituar ‘një qetësi institucionale’.

Ndërkohë, në 10 vjetorin e Urdhrit të Farmacistit, ish Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, e përmendi këtë problematikë.

Lidhur me mosprezencën e Urdhërit në KA-në e Fondit (Këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), Beqaj e argumentoi me faktin se “Ju nuk mund të jeni aty ku vendoset formati i aktit, dhe pastaj të jeni palë kur kontraktoni. I bie që të kesh marrë vetë vendim se si e do kontratën me veten” ndërsa në lidhje me mosprezencën në Komisionin e Çmimit të Barnave, ish- ministri u shpreh “se të paktën tek çmimi i barnave, është Ministria e Shëndetësisë që vendos me çfarë çmimi do të vijë bari në kufi apo do të dalë nga fabrika. Se si është çmimi në kufi apo në fabrikë nuk lidhet shumë me atë punë që bëni ju” – tha Ministri.

Aktualisht, sipas Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”: Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit, të deklaruara nga kompanitë mbajtëse të autorizimit të tregtimit dhe mbi bazën e çmimeve të prodhimit për barnat e prodhuara në vend, të deklaruara nga prodhuesi vendas.

Ndryshimet në procedurat e importit të barnave

Sikurse u përmend në fillim të shkrimit, është shoqëruar me debat të madh, një ndryshim thelbësor në ligjin e Barnave, në vitin 2015, kur qeveria propozoi ndryshimin e nenit që përcakton se barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregtohen në Shqipëri pa qenë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE, ashtu siç ishte e përcaktuar në ligjin e vitit 2014.

Si ishte?

Në ligjin e 2004-s Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, Neni 13, përcaktonte: “QKKB-ja pranon për regjistrim vetëm barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë.

Në 2006-n pati ndryshime në  LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, ku ndryshoi pikërisht pika 2 e Nenit 13 si më poshtë: “2.QKKB-ja pranon për regjistrim: a) barnat e prodhuara në vendin tonë, si dhe barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni dhe Australi; b) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur janë të regjistruara dhe qarkullojnë në vendin e tyre prej jo më pak se 2 vjetësh.”

Ligji i 2004-s për barnat dhe shërbimin farmaceutik është i Shfuqizuar dhe aktualisht është në fuqi ligji i ri i miratuar në 2014-n. Megjithatë, pika b, e nenit 12 ruajti parimin që barnat që qarkullojnë në Shqipëri, të qarkullojnë edhe në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Çfarë përcaktonte ligji i 2014-s?

Në fund të korrikut të vitit 2014 u miratua një ligj i ri për barnat dhe, midis të tjerash, u miratua një dispozitë që për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për:

  1. a) barnat e prodhuara në vendin tonë;
  2. b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi;
  3. c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian;

Pra, sipas Ligjit të vitit 2014 për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik- për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Çfarë ndryshoi?

Ndryshuar me ligjin nr. 109/2015, datë 15.10.2015

Ky ligj përcakton që për regjistrimin në Shqipëri të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit të hiqet kushti ekzistues, ndryshimi i fundit, që këto barna të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për: a) barnat e prodhuara në vendin tonë; b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi; c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre;

Pra, barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregëtohen në Shqipëri pa qënë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE!

Pse ndryshoi?

Ish- Ministri i Shëndetësisë asokohe, që mbronte dhe ndryshimet e ligjit në Kuvend argumentoi se: “Kjo dispozitë është vlerësuar nga disa vende të Ballkanit si një kufizim i qarkullimit të lirë të mallrave brenda territorit të Ballkanit dhe që bie në kundërshtim me atë çfarë është miratuar në marrëveshjen e CEFTA-s.

Nisur nga kjo, pas shqetësimeve të disa vendeve të Ballkanit të ardhura qoftë në ministrinë tonë, por përgjithësisht në Ministrinë e Ekonomisë, sepse ajo është ministria që ka në fushën e saj të përgjegjësisë edhe zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme ekonomike, përfshirë edhe CEFTA-n, qeveria vjen me këtë propozim, meqenëse kërkohet që të zbatohet në mënyrë të plotë marrëveshja e CEFTA-s.

Është vlerësuar se ky lloj kufizimi që kemi sot, pra që të qarkullojnë në një vend të BEsë, hyn në grupin e atyre që quhen barriera jotarifore dhe Shqipëria, qeveria, sipërmarrjet e ndryshme janë vënë edhe nën rrezikun potencial që vendet që pretendojnë se preken nga kjo dispozitë mund të fillojnë të zbatojnë reciprocitet jo vetëm në fushën e barnave apo të  shëndetësisë, por në të gjitha fushat në përgjithësi, madje sidomos me Serbinë Ministria e Ekonomisë ka arritur në prag të vajtjes edhe në Arbitrazh. Kjo është arsyeja pse qeveria vjen me këtë propozim, pra për të përmirësuar ligjin e barnave, që të jetë në përputhje të plotë me marrëveshjen e CEFTA-s.

Çfarë është marrëveshja CEFTA?

CEFTA është një marrëveshje që mbështetet në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Europian. Shqipëria, si vend anëtar i CEFTA-s, zbaton me protokollin për lehtësimin e tregtisë me vendet anëtare të CEFTA-s duke filluar nga: transparenca në ligjet, rregullat dhe procedurat e tregtisë, shkëmbimi elektronik i dokumenteve që shoqërojnë mallrat, njohje automatike e dokumenteve dhe testeve laboratorike; unifikimi i orareve në pikat e kufirit etj;

CEFTA është pjese e përpjekjeve te vendeve te rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe qe do e kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan.

Ndryshime të rëndësishme janë bërë herë pas here në ligjin e barnave të cilat ccdo herë janë shoqëruar me diskutime, për të njëjtën pyetje të rëndësishme:

A cënohet siguria dhe cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve dhe në këtë rast e barnave?

 

Ky artikull u prodhua nga Together for Life në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19 dhe cilësisë së barnave për sëmundjet kronike” – projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Manastirliu: Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet pas 1 Qershorit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me publikun ka bërë të ditur të gjitha aktivitetet që do të lejohen prej 1 Qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë.

Pas rekomandimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu ka deklaruar se prej datës 1 Qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dy javor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.

“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjine e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.

Duke bërë të ditur se edhe plazhet do të hapen prej 1 Qershorit, Manastirliu theksoi se kush nuk zbaton procedurat e publikuara do të penalizohet.

“Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posatcme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhëe dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fundjavë do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset, por edhe këtë fundjavë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.

Duke u shprehur se situata e epidemisë ende nuk ka përfunduar Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve për të mos thyer rregullat për grumbullimet publike. Ministrja ka apeluar që me hapjen e madhe nga 1 Qershori qytetarët dhe bizneset të rrisin më tepër vigjilencën duke zbatuar distancimin fizik, masat e higjenës personale dhe udhëzimet e protokolleve në aktivitetin e përditshëm.
“Një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që së bashku të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë, duke thyer rregullat në një kohe kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij. Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Ndaj kjo fazë e hapjes së madhe dhe lirisë aq shumë të dëshiruar për të gjithë duhet patjeter të shoqërohet me vetëndergjegjësim të lartë, për të zbatuar ato që secili prej nesh ka në dorë: Distancimin fizik; Masat e Higjenës Personale; Zbatimin e Protokolleve në aktivitetin e përditshëm. Vetëm kështu mund ta gezojmë lirinë në normalitetin e ri”, u shpreh Manastirliu.

Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti. Ndërsa deri më datë 23 Qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.

Covid-19/ 23 raste të reja, zgjerohet harta e infektimeve

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 23 persona.

Sipas MSH, rastet e reja janë në disa bashki të vendit, si në Tiranë, Mat, Lushnje e Sarandë, duke zgjeruar kështu hartën e infektimeve.

Deklarata e plotë e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1

Preket nga COVID-19 mjeku i qendrës Shëndetësore në Tiranë

Rritet numri i të infektuarve në Tiranë. Mësohet se një mjek i qendrës Shëndetësore numër 9 në Tiranë ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

4 raste të reja me COVID-19 në Lushnje, kontakte të ardhura nga Tirana

4 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Lushnje. Katër personat kanë rezultuar pozitiv gjatë pasdites së djeshme, ndërsa ata janë karantinuar në banesën e tyre.

Të 4 të infektuarit janë raste kontakti të ardhura nga Tirana. Të infektuarit vijnë nga dy familje të ndryshme, ku burrë e grua janë infektuar në Spitalin e sëmundjeve të brendshme në Tiranë dhe janë të karantinuar në banesën e tyre.

Një tjetër rast është një familje ku gruaja pasi ka qenë në Tiranë, ka marrë virusin dhe më pas ka infektuar dhe bashkëshortin.

Mat, 6 raste të reja me Koronavirus

Mati është futur sërisht në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19./ Burimi: MAT TV

Qershitë plot vlera ushqyese, por ja vitamina që i mungon

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Qershitë janë fruti i ëmbël tipik i stinës së pranverës, ato përmbajnë substanca të shumta që japin veti të rëndësishme anti-inflamatore dhe anti-oksidante. Le të zbulojmë të gjitha vetitë, vlerat ushqyese dhe efektet anësore të konsumimit te tyre.

Qershitë janë frutat e pemës së qershisë e cila në pranverë prodhon një sasi të madhe lulesh të bardha ose rozë, të cilat zbukurojnë parqe dhe kopshte. Ajo është përhapur gjerësisht në të gjithë vendin dhe kontinentin tonë dhe kultivimi i saj nuk kërkon vëmendje të veçantë; qershia është gjithashtu rezistente ndaj temperaturave të ftohta.

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të qershisë: e para prodhon fruta më të ëmbla, me veti të shumta ushqyese, të cilat mund të marrin ngjyra të ndryshme nga e bardha, te e kuqja dhe e zeza. Lloji i dytë prodhon më shumë fruta të tharta, që përdoren për prodhimin e lëngjeve ose likerave. Qershitë piqen midis majit dhe qershorit, muajt e vetëm në të cilët është e mundur ti gjesh ato gjerësisht në treg dhe konsumohen te freskëta por përdoren dhe për prodhimin e ëmbëlsirave, kompostove, akullores dhe likerit. Këto fruta kaq të shijshme, kanë marrë vëmendje për përdorimin e tyre në fushën mjekësore. Në fakt, ato rezultojnë të jenë fruta të pasura me minerale dhe antioksidantë që do të shohim më mirë në paragrafët e ardhshëm. Le të hedhim një vështrim në vlerat ushqyese të qershive.

Kalori dhe vlera ushqyese

Qershitë kanë mesatarisht më shumë kalori sesa frutat e tjera tipike të periudhës pranverë-verë, për shkak të sasisë së lartë të sheqernave dhe në veçanti të fruktozës dhe glukozës. 100 gram qershi në fakt sjellin 63 kalori. Indeksi i ulët i glicemisë i bën ato një frut të përshtatshëm për të gjithë ata që ndjekin regjime të veçanta dietike. Megjithatë, si të gjitha frutat, është e nevojshme t’i konsumoni ato me sasi te limituar. Ato janë të pasura me minerale të ndryshme, në veçanti gjejmë sasi përfaqësuese të magnezit, kaliumit, bakrit dhe vitaminës C, ndërsa vitaminat B mungojnë.

100 gr qershi përmbajnë sasi të konsiderueshme prej vetëm disa mikronutrientë: vitaminë C (rreth 7% të dozës së rekomanduar ditore), magnez ( 5% të dozës së rekomanduar), kalium (rreth 6%) dhe bakër ( nën 7%). Sidoqoftë, këto fruta përmbajnë sasi të larta të disa karotenoideve dhe veçanërisht behet fjale per luteinen (85 ug).Le të shohim tani vetitë e këtyre substancave.

Vitamina C​: me funksionin e saj antioksidues, është thelbësore për sistemin tonë imunitar, është gjithashtu i përfshirë në sintezën e kolagjenit dhe është i rëndësishëm për asimilimin e hekurit nga qelizat e kuqe të gjakut;

Magnezi​: mineral me veti të shumta, thelbësore për mirëqenien e sistemit nervor, për ndërtimin e skeletit dhe për metabolizmin e yndyrnave;

Kaliumi​: qershitë janë mjaft të pasura me këtë mineral, të përfshirë në procese të ndryshme fiziologjike si kontraktimet e muskujve, duke mbajtur një ekuilibër të saktë për hidratimin e trupit dhe rregullojnë presionin e gjakut;

Bakri​: i përfshirë në reaksione të ndryshme qelizore dhe pjesë e disa proteinave të rëndësishme, është gjithashtu një molekulë me aktivitet oksidoreduktive. Gjithashtu është një mineral themelor për formimin e eritrociteve dhe për mirëqenien e kockave tona;

Luteina​: subastancë që i përket grupit te karotenoideve, kjo molekulë ka një veprim antioksidues të theksuar.

Eshtë e përqendruar kryesisht në sy dhe është thelbësore për shëndetin e syve.

Në artikujt në vijim do flasim për përfitimet e shumta shëndetësore që sjell konsumimi i qershiave.

Referenca

A Review of the Health Benefits of Cherries

Darshan S Kelley​1​2,​ ​Yuriko Adkins​3​4,​ ​Kevin D Laugero​5​6

Thursday, May 28, 2020

Infermierja apo mungesa e mjeteve mbrojtëse, cili është shkaku i vërtetë i infektimit të personelit shëndetësor

26 mjekë dhe infermierë në shërbimin e mjeksisë interne rezultojnë të infektuar me Covid 19 nga një kolege e tyre e cila po mbahet e shtruar prej 3 ditësh në spitalin Covid 1.

Infeksioni brenda këtij shërbimi është shtrirë edhe tek 14 pacientë të shtruar me patologji të rënda, c’ka referohet edhe në raportimet e dy ditëve të fundit të Ministrisë së Shëndetsisë.

Burime për News 24 pohojnë se pavarësisht infektimit në masë, shërbimi i mjekësisë interene nuk është mbyllur por vijon punën me staf të reduktuar që pas tamponit kanë rezultuar negativ. Ajo që mund të cilësohet një skandal më vete është fakti se mes pacientëve që vijojnë të marrin trajtim në shërbimin e kthyer në vatër infeksioni është edhe një i sëmurë rëndë me Covid 19 që për arsye të cilat nuk bëhen me dije nuk është transferuar në spitalin infektiv duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Po si u përhap kaq shpejtë dhe kaq masivisht virusi vrasës në një nga shërbimet kryesore të spitalit më të madh në vend, një skenar që ngjan shumë me infektimin masiv në fund të muajit mars që preku gjerësisht stafin mjekësor dhe infermieror në spitalin “Shefqet Ndroqi” një javë para se ky spital të kthehej në Covid 2.

Burime nga mjekësia interne hedhin dyshime të forta se shkaku kryesor i përhapjes së virusit është mungesa e mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor dhe infermieror të këtij shërbimi si dhe ngarkesa e lartë virale që mund të ketë patur infermierja që konsiderohet si burimi i infeksionit viral.

Nga radhët e personelit të infektuar me covid 5 prej tyre janë transferuar në spitalin infektiv ndërsa të tjerët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në negativizim të plotë.

Burime të besueshme thanë për News 24 se testit të tamponit i janë nënshtruar dhe një numër i madh mjekësh dhe infermierësh nga shërbimet e tjera spitalore që kanë patur kontakte me personelin e infektuar dhe pacientët e shtruar në klinikën e sëmundjeve interne./ Burimi: Balkan Web

Infermierja infektoi kolegët dhe pacientët, çfarë parashikon Kodi Penal për përhapjen e sëmundjeve infektive

Një infermiere në QSUT, pozitive me COVID-19 ka infektuar edhe 20 persona të tjerë personel shëndetësor dhe pacientë. Rasti i infermieres është komentuar në një emision televiziv nga mjeku Pëllumb Pipero, ku sipas tij e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.

Sipas Piperos, infermierja ka qënë e DYSHUAR dhe jo rast i konfirmuar me COVID-19.

Kjo mund të sjellë lehtësira për infermieren në fjalë edhe pse veprimi i saj ka sjellë pasoja serioze për kolegët dhe pacientët.

Por çfarë parashikon Kodi Penal për përhapjen e sëmundjeve infektive

Ndërkohë, në seancën e datës 16.04.2020, Kuvendi, ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, në kuadër të masave parandaluese kundër pandemisë Covid-19, ku konkretisht janë shtuar këto dispozita ligjore:

Neni 89/b i Kodit Penal Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

 

 

Konfirmon MSHMS: 73 personel shëndetësor të testuar, 12 pozitivë

Shkon në 1076 numri i të prekurve. 12 personel shëndetësor i prekur në QSUT. Tirana mbetet vatra kryesore

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.
Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale                         15319
Testime molekulare     13993
Testime serologjike    1326
Raste pozitive                          1076
Raste të shëruara                     823
Raste Aktive                            220
Humbje jete                   33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           122
Durrës           51
Krujë             17
Shkodër         12
Kamëz            9
Berat              6
Fier                 2
Korçë             1

COVID-19; Raste të reja në radhët e personelit mjekësor

Sipas zërave jo zyrtarë, në radhët e personelit mjekësor në QSUT, janë zbuluar dhe 12 raste të reja me Covid 19.

Rastet e reja i përkasin repartit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku që prej të hënës u janë bërë tamponet të gjithë stafit, dhe ditë pas dite po dalin raste të reja. Virusi është përhapur nga një infermiere, e cila ka rezultuar pozitive ditën e hënë, dhe më pas është shtruar në spitalin Infektiv. Vijon…

INTERVISTA/Jo çdo dhimbje fyti apo temperaturë e lartë është covid-19

Frika ndaj covid-19, pacientët paraqiten në spitale me gjendje stresi dhe ankthi

Situata e krijuar për shkak të virusit covid-19 ka bërë që spitalet të funksionojnë me rregulla strikte si edhe përmes konsultave online. Mirëpo pandemia nuk ka ndikuar spitalet vetëm në nivel organizativ por edhe tek problematikat që shfaqin pacientët të cilët përveç shqetësimeve fizike paraqesin edhe çrregullime psikologjike, siç shpjegon Dr. Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 Tiranë, në një intervistë për Gazetën “Shëndet plus”.

Pacientët që kanë ardhur tek ju, përveç simptomave fizike a kanë shfaqur edhe panik si pasojë e frikës së infektimit?

Kohët e fundit janë shtuar pacientët që kanë kriza ankthi ose frikëra. Këta nuk janë pacientë kronikë që shkojnë tek mjekët e shëndetit mendor por kanë pasur çrregullime për shkak të situatës së krijuar nga covid-19 dhe ne po i hasim çdo ditë. Këtyrë pacientëve u sugjerojmë gjithmonë mjekët përkatës. Pacientëve duhet t’u sqarohet se jo çdo dhimbje fyti apo temperaturë e lartë është covid-19. Ne mund të japim këshillën që jep çdo mjek por nëse krizat e ankthit vazhdojnë, ne i rekomandojmë tek mjekët psikiatër për një mjekim më të specializuar.

Qëndrimi brenda në shtëpi që është kthyer në rutinë për shkak të situatës së pandemisë, a ndikon negativisht apo pozitivisht sa u përket sëmundjeve të veshëve, hundëve dhe fytit?

Qëndrimi në shtëpi nuk ndikon negativisht për tre organet që trajtojmë ne, pra veshi, hunda dhe fyti. Madje, meqenëse jemi në periudhë ndryshimi stinësh dhe alergjish, qëndrimi në shtëpi e ka ulur sëmundshmërinë e infektimeve të shpeshta. E vetmja gjë tek e cila mund të ndikojë karantinimi është sëmundja e veshit të brendshëm që sjell marrje mendsh dhe humbje ekuilibri. Diçka që e agravon sëmundjen e veshit të brendshëm është stresi i cili është krijuar për shkak të karantinimit. Këto raste i kemi zgjidhur nëpërmejt telefonit.

A kanë funksionuar konsultat online gjatë kësaj periudhe?

Përgjithësisht kanë funksionuar. Numri është afishuar në kat të parë, kemi pasur telefonata si nga pacientët drejpërdrejt si nga mjeku i familjes me të cilin kanë kontaktuar pacientët. Mirëpo jo çdo gjë funksionon online pasi organet që trajtojmë ne janë makroskopikisht të dukshme, pra bëjmë një vizitë dhe shikojmë hundën, veshin apo fytin. Gjërat akute i kemi zgjidhur sa kemi pasur mundësi dhe u kemi thënë pacientëve të vijnë në një moment të dytë.

A ka rënë numri i pacientëve që janë paraqitur fizikisht në spital, për shkak të situatës së krijuar?

Këtë javë ka filluar vendosja e fashave. Pacientët shkojnë tek mjeku i familjes, programojnë dhe vijnë tek ne, ndërsa më përpara ka pasur vetëm konsulta urgjente. Numri ka rënë dhe rastet janë zgjidhur pjesërisht nga mjeku i familjes.

A janë të ndërgjegjësuar pacientët që vijnë për vizitë te mjeku, a janë të pajisur me maska dhe doreza?

Në pjesën më të madhe janë të pajisur pasi janë të ndërgjegjësuar se duhet të mbrohen edhe vetë. Vijnë me maskë, nuk mund të them sa ditë ka apo sa herë është përdorur, a është larë apo jo maska, a i ka ndërruar pacienti dorezat përpara se të vijë etj., por kur ata hyjnë mundohemi të dezinfektohemi, mundohemi të mbajmë distancën 1 metër dhe sapo del pacienti dezinfektojmë ambientin dhe lëmë dritaret hapur. Pacienti flet me maskë, pavarësisht se disa e kanë të vështirë. Edhe ne jemi të pajisur me maska, si me maskat e thjeshta ashtu edhe me maskat që përdorim për të bërë vizitat.

A ndikojnë fazat e virusit në rezultatin e tamponeve?

Ka raste kur tamponet dalin falls negativë edhe pse personi mund të jetë i infektuar me virusin covid-19, siç edhe ka ndodhur. Tamponi duhet të merret pikërisht në orofarings dhe nazofarings. Nazofaringsi është muri që gjejmë përballë bajameve në pjesën e pasme të hundës. Nga pjesa e jashtme e hundës dhe deri në nazofarings ne kemi një distancë prej 9-10 centimetër, pra, tamponi duhet të futet 9 centimetër në nazofarings, sidomos në rastin e pacientëve me bajame të zmadhuara. Pra, pacienti mund të ketë shenja klinike por tamponi nuk merret ashtu siç duhet. Kjo ka qenë për fillimin e pandemisë pasi tani po dalin testet serologjike që do të vërtetojnë nëse një person e ka marrë virusin, a është duke e kaluar apo është në fazën ku e ka kaluar dhe ka krijuar imunitet si mbrojtje për të vazhduar një jetë normale. Ky test ka dalë sot dhe ka filluar të aplikohet edhe tek ne, për të parë nëse është formuar imuniteti i turmës.

Çfarë do të këshillonit për të përballuar dhe parandaluar infektimin nga covid-19 por edhe nga viroza të tjera që mund të qarkullojnë gjatë kësaj periudhe?

Mjekët infeksionistë kanë thënë se gjatë kësaj periudhe po qarkullojnë edhe viroza të tjera përveç virusit covid-19. Masat kanë qenë nga më adekuatet. Sistemi ynë shëndetësor e ka pasur të vështirë realisht të përballojë situatën. Masat e Ministrisë kanë qenë nga më të mirat për të mbrojtur sistemin tonë shendëtësor që dihet se nuk është nga sistemet shëndetësore më të mira, sidomos në Europë. Gjithashtu, duhet t’i mëshojmë distancimit social. Jemi mesdhetarë, puthemi e përqafohemi por këto vese duhet t’i harrojmë. Një pandemi thuhet se mbaron atëherë kur nuk ka asnjë rast të ri me covid-19 dhe duhet mbajtur 14 ditë karantinim pas kësaj dite. Deri atëherë nuk e kemi kaluar dhe masat duhet të ekzistojnë. Gjithashtu rekomandohet vendosja e maskave, pasi virusi përhapet përmes spërklave të pështymës. Një gjë tjetër, duhet të rregullohet vesi i të pështyrit në rrugë, apo hedhjes së çamçakezit në rrugë, jo vetëm në rastin e pandemisë por edhe si mentalitet i përgjithshëm.

Wednesday, May 27, 2020

Fatura financiare e qeverisë për koronavirusin? Manastirliu: Deri tani 25 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka thënë se deri tani qeverisë i ka kushtuar nga buxheti i saj 25 milionë euro fatura e luftës kundër koronavirusit.

Kjo shifër është në përditësim sipas ministres pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish. Por Manastirliu thotë se nga buxheti i shtetit deri tani janë harxhuar 25 milionë euro.

”Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.

Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit.”- tha Manastirliu.

Infektoi 13 të tjerë me koronavirus, Pipero: Infermierja nuk iu bind këshillimit për t’u izoluar

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur rreth rasteve të shtuara me COVID-19 gjatë dy ditëve të fundit. Pipero ka folur në emisionin “Open” edhe për rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë.

Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.

“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën.” tha mjeku Pipero.

Qytetari nga Bulqiza me COVID-19/ Doli i infektuar nga QSUT-ja

Në një nga zonat e gjelbra të vendit, saktësisht në Bulqizë, sot është konstatuar një rast me Covid-19.

Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se i infektuari është një 56-vjeçar, i cili ka ardhur i infektuar mbrëmë nga spitali QSUT Tiranë. Ndërkohë nga hetimi epidemiologjik janë marrë masa siç parashikon ligji i sëmundjeve infektive dhe rasti është në ndjekje në vazhdimësi, ku është bërë dhe karantinimi i familjes, pasi personi ka patur kontakte me familjarët e tjerë.

Sqarojmë se personi në fjalë është infektur pranë spitalit QSUT dhe çuditërisht personi është nxjerrë dje nga spitali.

COVID-19/ ISHP publikon rregullat që duhet të ndjekim

👉🏻 Parandaloni përhapjen e COVID-19
Këto rregulla duhet të bëhen zakone në të përditshmet tuaja, në mënyrë që të jeni të mbrojtur gjithmonë nga COVID-19 🦠

Punonjës të infektuar me COVID-19/ Gjoba dhe pezullim aktiviteti për kompanitë Call Center

*Foto Ilustruese

Një kompani Call Center në Tiranë është kthyer në vatrën kryesore të infeksionit me Covid-19 në kryeqytet. 15 punonjës të saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Epidemiologët në terren bëjnë me dije se punonjësit kanë rezultuar të infektuar nga dy raste të mëparshme pozitive, kontakte të personave të tjerë. Dyshohet se numri i të infektuarve mund të jetë më i madh, jo vetëm për shkak se në Call Center ka një numër të lartë të punësuarish, por edhe për faktin se shumë prej tyre i kanë zyrat në pallate të banuar nga familjarët.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se nga data 12 mars 2020 deri me datë 26 maj 2020 janë inspektuar dhe monitoruar 555 subjekte call-center për zbatimin e Protokollit të Kuq dhe plotësimin e masave për ruajtjen e shëndetit të punonjësve nga përhapja e COVID-19, dhe janë vendosur 3 masa administrative në subjekte call centers:
• 2 masa administrative, gjobë për mos zbatim të masave mbrojtëse nga ana e punonjësve në Durrës dhe në Elbasan.
• 1 masë administrative, Vendim për Pezullim Aktiviteti pas njoftimit nga struktura vendore e shëndetit publik për disa raste Covid-19 pozitiv, Tiranë.

ISHSH ka kryer inspektime në këto subjekte duke kontrolluar respektimin e masave të mbrojtjes, doreza, maska dhe dezinfektantë, respektimin e distancimit social mes punonjësve, praninë e personit përgjegjës për shëndetin në punë, matjen e temperaturës dhe dokumentimin e saj, afishimin e deklaratave, posterave dhe protokolleve të publikuar në e-albania, pastrimi, dezifektimin dhe ventilimin e ambienteve të punës.

Dr. Erion Dasho: COVID-19 vazhdon të godasë në pikat më të dobëta

Dr. Erion Dasho

E pakuptimtë se si call centers vazhdojnë akoma punën! Vend më të përshtatshëm për transmetimin e virusit nuk ka! Njerëz pranë njëri-tjetrit, që flasin gjithë kohën dhe në një dhomë të mbyllur! Për më tepër ky është tipi i biznesit që mund të punojë 100% nga shtëpia!
NUK KUPTOHET SE SI MUND TË NDALOHET SHËTITJA NË PARK DHE LARJA NË DET, NDËRKOHË QË LEJOHET PUNA NË CALL CENTER!

Mjekët dhe infermierët janë grup në risk ndaj COVID dhe spitalet janë vend ku COVID mund të përhapet (siç tregoi shembulli i Lombardisë). Personeli mjeksor dhe pacientët nuk mund të lihen pa mbrojtje në raport me COVID. Aq më tepër në një spital universitar! 13 raste të infektuar në QSUT në një ditë të vetme, tregon se duke u marrë me parqet dhe plazhet, janë harruar spitalet.

Përvoja e dy ditëve të fundit konfirmoi atë që unë shkruajta të hënën, pra se COVID do të vazhdojë të transmetohet sidomos në Tiranë, Durrës, Shkodër, etj.

Të moshuarit, personat e prekur nga sëmundje kronike dhe personeli mjeksor janë të riskuar në raport me COVID! Ata duhen mbrojtur në mënyrë të veçantë për të shmangur përvoja të pakëndshme dhe të rrezikshme me COVID!

GJITHKUSH DUHET TË MARRË MASA PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË VET DERI SA TË ARRIJNË (SHPRESOJMË) MASAT INTELIGJENTE DHE ATO SPECIFIKE PËR GRUPET NË RISK.

Shënim: njëlloj si dje, ju lutem kuptoni se ky është komunikim për miqtë. Kush dëshiron të bëjë debat sa për debat, le të hapë një temë të re në wallin e vet. Ju falënderoj për mirëkuptimin!

A munden kopshtet të zbatojnë protokollet e sigurisë?

Denisa Canameti

Me 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet. Ky vendim është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu. Në vendimin e tryezës së ekspertëve janë përcaktuar protokolle strikte sigurie, që duhet të zbatohen nga drejtuesit e çerdheve dhe kopshteve, prindërve, edukatorëve dhe stafit të brendshëm të këtyre institucioneve.

Në pikën B të protokollit të sigurisë përcaktohen “Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe”, ku rekomandohet, midis të tjerash që: të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit; Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë), etj.

Por, sa e mundur do të jetë për kopshtet që të respektojnë protokollet e sigurisë?

Në 2017-n, shoqata Together for Life, ka realizuar një studim për “Monitorimin e Standarteve të Infrastrukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”, të dhënat e të cilit tregojnë për “Mungesën të hapësirave të duhura për numrin e lartë të fëmijëve të regjistruar, si dhe për të tri nivelet e grupeve në kopshtet e vëzhguara, vihet re numri i ulët i edukatorëve në raport me numrin e fëmijëve”.

Gjatë Monitorimit që Shoqata Together for Life ka realizuar, ka rezultuar se:

  1. Për grupet e para, të cilat përbëhen nga fëmijë të moshave 3-4 vjeç, nuk është respektuar numri maksimal i fëmijëve që duhet të përmbajë grupi, bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve. Në asnjë nga kopshtet prej të cilave u grumbulluan të dhëna (duke përfshirë këtu edhe ato të nismës “Adopto një kopsht”), nuk u gjet të ishte respektuar numri maksimal prej 15 fëmijësh në grupin e parë.
  2. Në grupet e dyta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, vihet re fenomeni I mbi-kapaciteteve të hapësirave. Në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.
  3. Në 29 nga 36 kopshte prej të cilave janë tërhequr të dhëna (nga të cilat 19 janë të nismës “Adopto një kopsht”) në grupet e treta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 5-6 vjeç, vihet re tejkalimi i numrit maksimal për grup i parashikuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve.

Sipas këtyre të dhënave duket e vështirë që kopshtet të respektojnë protokollet e sigurisë, veçanërisht ato që lidhen me distancimin fizik. Për edukatorët, të cilët kanë një numër më të lartë të fëmijëve në grupe, sesa përcakton standarti kjo periudhë duket se do të jetë një sfidë më vete.

 

Protokolli i plotë:

PËR “MASAT NDAJ COVID-19 QË DUHET TË NDËRMARRIN INSTITUCIONET E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE”

PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

A – Sjellja dhe marrja e fëmijëve nga institucioni (çerdhe, kopësht)

– Orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejt e institucionit dhe të monitoruar nga edukatoret.

– Në hyrje dhe në dalje të institucionit të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni

me përmbajtje aktive të alkoolit 60% i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm, në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur vijnë dhe kur ikin.

– Prindërit duhet të sjellin dhe marrin fëmijët duke respektuar me përpikmëri në orarin e përcaktuar.

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/ kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.

– Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klori aktiv, për dezifektimin e shuajve të këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të çerdhes/kopështit.

– Fëmija lejohet të hyjë dhe të dalë nga institucioni vetëm në mbërritje dhe në ikje.

– Rekomandohet që sjellja apo marrja e fëmijëve nga çerdhja/kopështi të bëhet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

– Dera e institucionit do të qëndrojë e mbyllur gjatë kohës që fëmijët janë brenda, ndërsa

dritaret e sallave të hapen herë pas here për të lejuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Ambjenti duhet te jete i ajrosur gjatë gjithë kohës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë, prindi duhet të informojë menjëherë edukatoren dhe të mbajë fëmijën në shtëpi.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë apo shenja të tjera të shëndetit jo të mire, njoftohet prindi që të paraqitet për të marrë fëmijën sa më pare nga ambjentet e kopshtit/çerdhes.

B – Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe

– Rekomandohet shfrytëzimi maksimal i ambienteve të institucionit, për të ruajtur distancimin fizik në grupet me numër të madh të fëmijëve.

– Fëmijet e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

– Të merren masat e nevojshme që femijët të mos ndihmojnë në perhapjen e transmetimit të virusit duke:

– Mbajtur secilin grup fëmijësh në një dhomë/sallë të veçantë.

– Kufizuar përzierjen e fëmijëve midis grupeve, në kohën që ata kryejnë aktivitete te tilla si lojra ne oborr, duke hartuar një grafik sipas grupeve për këto aktivitete.

– Lojrat me njëri tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve.

– Në kohën e gjumit të shfrytëzohet hapësira e dhomës maksimalisht duke i vendosur fëmijët larg nga njëri tjetrit.

– Rekomandohet të mos organizohen festa ditëlindjesh të fëmijëve në kopësht.

Kujdesi në mjediset e kopështit/çerdhes

A – Kujdesi për higjienën

– Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë institucionit, nëpërmjet mesazheve të dhëna nga edukatorja.

– Fëmijëve duhet tu flitet në mënyrë të vazhdueshme për COVID-19, rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e duhur të kollitjes dhe teshtitjes.

– Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve.

– Në ambientet e institucionit të afishohen postera mbi masat e parandalimit të infektimit me

COVID-19, higjenën respiratore dhe atë personale si dhe rregullat për distancimin fizik, të dizenjuara në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët.

– Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome, çdo ditë. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

– Në fund të çdo dite duhet të kryhet edhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Pastrimi dhe dezinfektimi i lodrave

– Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Lodrat apo objektet që futen në gojë dhe që janë të ndotur me sekrecione duhet të largohen dhe të mos përdoren deri sa të dezinfektohen.

– Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

– Lodrat apo mjetet didaktike nuk duhet të kalohen nga një grup (klasë) në tjetrën pa i larë më parë apo dezinfektuar ato.

– Librat e fëmijëve, si dhe materialet e tjera me bazë letre, si letra, zarf, revista, dosje nuk konsiderohen se përbëjnë një rrezik të lartë për transmetim dhe nuk kanë nevojë për procedura shtesë të pastrimit ose dezinfektimit. Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

– Ndërrimi i pampersit

– Kur ndërrohet një fëmijë, më parë duhen larë duart, më pas duhen përdorur doreza për të vijuar me ndërrimin.

B – Për Edukatorët

– Stafi mjekësor i institucionit ose personeli i institucionit i caktuar nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo fëmijë procedurën si vijon:

– Mat temperaturën me termometër digjital për të gjithë fëmijët si edhe për të gjithë stafin e kopshtit/çerdhes.

– Spërkat dezinfektues me me përmbajtje alkooli 60% në duart e fëmijëve dhe të stafit.

– Vëren gjëndjen shëndetësore të fëmijëve si edhe ruajtjen e masave higjeno-sanitare prej tyre.

– Gjatë kohë qe edukatorja qëndron me fëmijët duhet të përpiqet të respektojë distancimin social duke i orientuar ata në vendet ku duhet të qëndrojnë.

C – Për personelin ndihmës

– Drejtuesi i institucionit duhet të hartojë një grafik me oraret për pastimin dhe dezifektimin e institucionit.

– Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i sipërfaqeve dhe objekteve të cilat preken më shpesh nga fëmijët, veçanërisht lodrat, karriget, tavolinat, kutitë e lodrave, etj.

– Pastrimi i ketyre objekteve nuk duhet kryer në prani të fëmijëve në dhomë/ambient.

– Korridoret dhe tualetet pastrohen dhe dezifektohen rregullisht sipas një grafiku.

– Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat.

– Largimi nga institucioni bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezifektimit të çdo ambienti të tij.

– Kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social me fëmijët dhe edukatorët dhe stafin.

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi i tij

A – Punonjësit e kuzhinës

– Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

– Personeli duhet të lajë gjithmonë duart para, gjatë dhe pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

– Mjetet dhe sipërfaqet që përdoren për përgatitjen e ushqimit duhet të lahen para dhe pas përdorimit të tyre.

– Lavamanet që perdoren për larjen dhe përgatitjen e ushqimit nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër.

– Mjedisi ku kryhet ushqyerja e fëmijëve duhet të pastrohet dhe dezinfektohet para dhe pas ngrënies së çdo grupi të fëmijëve.

– Edukatoret duhet të sigurohen që femijët t’i lajnë duart gjithmonë para dhe pas ngrënies, ose t’u pastrohen herë pas here (për fëmijët e çerdheve).

– Edukatoret duhet t’i lajnë duart gjithmonë para përgatitjes së ushqimit si dhe pasi i ndihmojnë fëmijët për të ngrënë.

PËR PRINDIN

– Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike, tek edukatorja, këtë rregullore.

– Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjëndjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

– Në rast nevoje për komunikim me edukatoren apo drejtuesin përdoret vetëm komunikimi elektronik.

– Në rastet e shoqërimit të fëmijës në institucion, prindi nuk duhet të hyjë në mjediset e brendshme për asnjë arsye.

– Prindi duhet të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të prekur me COVID-19 në familje apo në ambjentet e punës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë apo simptoma të tjera të shëndetit jo të mirë, prindi duhet të paraqitet menjëhere për të marrë fëmijën.

PËR DREJTUESIT

– Të sigurojnë pajisjen e stafit me mjetet mbrojtëse, si: maska, doreza, solucione dezinfektuese.

– Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore si rritje të temperatures, të konstatuar në ambjentet e institucionit apo të njoftuar nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me

COVID-19, si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë, apo ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor

(NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse për këtë njësi.

– Për çdo edukatore apo personel tjetër të institucionit, i cili paraqet probleme shëndetësore, si

psh. rritje të temperaturës, etj., apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse në këtë njësi.

Shënim: Ky udhëzues mund të ndryshojë në varësi të nevojave të lidhura direkt me ndryshimin e situatës epidemiologjike në vend

A do munden që kopshtet të zbatojnë protokollet e sigurisë?

Denisa Canameti

Me 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet. Ky vendim është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu. Në vendimin e tryezës së ekspertëve janë përcaktuar protokolle strikte sigurie, që duhet të zbatohen nga drejtuesit e çerdheve dhe kopshteve, prindërve, edukatorëve dhe stafit të brendshëm të këtyre institucioneve.

Në pikën B të protokollit të sigurisë përcaktohen “Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe”, ku rekomandohet, midis të tjerash që: të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit; Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë), etj.

Por, sa e mundur do të jetë për kopshtet që të respektojnë protokollet e sigurisë?

Në 2017-n, shoqata Together for Life, ka realizuar një studim për “Monitorimin e Standarteve të Infrastrukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”, të dhënat e të cilit tregojnë për “Mungesën të hapësirave të duhura për numrin e lartë të fëmijëve të regjistruar, si dhe për të tri nivelet e grupeve në kopshtet e vëzhguara, vihet re numri i ulët i edukatorëve në raport me numrin e fëmijëve”.

Gjatë Monitorimit që Shoqata Together for Life ka realizuar, ka rezultuar se:

  1. Për grupet e para, të cilat përbëhen nga fëmijë të moshave 3-4 vjeç, nuk është respektuar numri maksimal i fëmijëve që duhet të përmbajë grupi, bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve. Në asnjë nga kopshtet prej të cilave u grumbulluan të dhëna (duke përfshirë këtu edhe ato të nismës “Adopto një kopsht”), nuk u gjet të ishte respektuar numri maksimal prej 15 fëmijësh në grupin e parë.
  2. Në grupet e dyta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, vihet re fenomeni I mbi-kapaciteteve të hapësirave. Në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.
  3. Në 29 nga 36 kopshte prej të cilave janë tërhequr të dhëna (nga të cilat 19 janë të nismës “Adopto një kopsht”) në grupet e treta, ku bëjnë pjesë fëmijë të moshës 5-6 vjeç, vihet re tejkalimi i numrit maksimal për grup i parashikuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve.

Sipas këtyre të dhënave duket e vështirë që kopshtet të respektojnë protokollet e sigurisë, veçanërisht ato që lidhen me distancimin fizik. Për edukatorët, të cilët kanë një numër më të lartë të fëmijëve në grupe, sesa përcakton standarti kjo periudhë duket se do të jetë një sfidë më vete.

 

Protokolli i plotë:

PËR “MASAT NDAJ COVID-19 QË DUHET TË NDËRMARRIN INSTITUCIONET E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE”

PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

A – Sjellja dhe marrja e fëmijëve nga institucioni (çerdhe, kopësht)

– Orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejt e institucionit dhe të monitoruar nga edukatoret.

– Në hyrje dhe në dalje të institucionit të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni

me përmbajtje aktive të alkoolit 60% i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm, në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur vijnë dhe kur ikin.

– Prindërit duhet të sjellin dhe marrin fëmijët duke respektuar me përpikmëri në orarin e përcaktuar.

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/ kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.

– Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klori aktiv, për dezifektimin e shuajve të këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të çerdhes/kopështit.

– Fëmija lejohet të hyjë dhe të dalë nga institucioni vetëm në mbërritje dhe në ikje.

– Rekomandohet që sjellja apo marrja e fëmijëve nga çerdhja/kopështi të bëhet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

– Dera e institucionit do të qëndrojë e mbyllur gjatë kohës që fëmijët janë brenda, ndërsa

dritaret e sallave të hapen herë pas here për të lejuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Ambjenti duhet te jete i ajrosur gjatë gjithë kohës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë, prindi duhet të informojë menjëherë edukatoren dhe të mbajë fëmijën në shtëpi.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë apo shenja të tjera të shëndetit jo të mire, njoftohet prindi që të paraqitet për të marrë fëmijën sa më pare nga ambjentet e kopshtit/çerdhes.

B – Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe

– Rekomandohet shfrytëzimi maksimal i ambienteve të institucionit, për të ruajtur distancimin fizik në grupet me numër të madh të fëmijëve.

– Fëmijet e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

– Të merren masat e nevojshme që femijët të mos ndihmojnë në perhapjen e transmetimit të virusit duke:

– Mbajtur secilin grup fëmijësh në një dhomë/sallë të veçantë.

– Kufizuar përzierjen e fëmijëve midis grupeve, në kohën që ata kryejnë aktivitete te tilla si lojra ne oborr, duke hartuar një grafik sipas grupeve për këto aktivitete.

– Lojrat me njëri tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve.

– Në kohën e gjumit të shfrytëzohet hapësira e dhomës maksimalisht duke i vendosur fëmijët larg nga njëri tjetrit.

– Rekomandohet të mos organizohen festa ditëlindjesh të fëmijëve në kopësht.

Kujdesi në mjediset e kopështit/çerdhes

A – Kujdesi për higjienën

– Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë institucionit, nëpërmjet mesazheve të dhëna nga edukatorja.

– Fëmijëve duhet tu flitet në mënyrë të vazhdueshme për COVID-19, rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e duhur të kollitjes dhe teshtitjes.

– Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve.

– Në ambientet e institucionit të afishohen postera mbi masat e parandalimit të infektimit me

COVID-19, higjenën respiratore dhe atë personale si dhe rregullat për distancimin fizik, të dizenjuara në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët.

– Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome, çdo ditë. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

– Në fund të çdo dite duhet të kryhet edhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Pastrimi dhe dezinfektimi i lodrave

– Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Lodrat apo objektet që futen në gojë dhe që janë të ndotur me sekrecione duhet të largohen dhe të mos përdoren deri sa të dezinfektohen.

– Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

– Lodrat apo mjetet didaktike nuk duhet të kalohen nga një grup (klasë) në tjetrën pa i larë më parë apo dezinfektuar ato.

– Librat e fëmijëve, si dhe materialet e tjera me bazë letre, si letra, zarf, revista, dosje nuk konsiderohen se përbëjnë një rrezik të lartë për transmetim dhe nuk kanë nevojë për procedura shtesë të pastrimit ose dezinfektimit. Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

– Ndërrimi i pampersit

– Kur ndërrohet një fëmijë, më parë duhen larë duart, më pas duhen përdorur doreza për të vijuar me ndërrimin.

B – Për Edukatorët

– Stafi mjekësor i institucionit ose personeli i institucionit i caktuar nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo fëmijë procedurën si vijon:

– Mat temperaturën me termometër digjital për të gjithë fëmijët si edhe për të gjithë stafin e kopshtit/çerdhes.

– Spërkat dezinfektues me me përmbajtje alkooli 60% në duart e fëmijëve dhe të stafit.

– Vëren gjëndjen shëndetësore të fëmijëve si edhe ruajtjen e masave higjeno-sanitare prej tyre.

– Gjatë kohë qe edukatorja qëndron me fëmijët duhet të përpiqet të respektojë distancimin social duke i orientuar ata në vendet ku duhet të qëndrojnë.

C – Për personelin ndihmës

– Drejtuesi i institucionit duhet të hartojë një grafik me oraret për pastimin dhe dezifektimin e institucionit.

– Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i sipërfaqeve dhe objekteve të cilat preken më shpesh nga fëmijët, veçanërisht lodrat, karriget, tavolinat, kutitë e lodrave, etj.

– Pastrimi i ketyre objekteve nuk duhet kryer në prani të fëmijëve në dhomë/ambient.

– Korridoret dhe tualetet pastrohen dhe dezifektohen rregullisht sipas një grafiku.

– Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat.

– Largimi nga institucioni bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezifektimit të çdo ambienti të tij.

– Kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social me fëmijët dhe edukatorët dhe stafin.

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi i tij

A – Punonjësit e kuzhinës

– Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

– Personeli duhet të lajë gjithmonë duart para, gjatë dhe pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

– Mjetet dhe sipërfaqet që përdoren për përgatitjen e ushqimit duhet të lahen para dhe pas përdorimit të tyre.

– Lavamanet që perdoren për larjen dhe përgatitjen e ushqimit nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër.

– Mjedisi ku kryhet ushqyerja e fëmijëve duhet të pastrohet dhe dezinfektohet para dhe pas ngrënies së çdo grupi të fëmijëve.

– Edukatoret duhet të sigurohen që femijët t’i lajnë duart gjithmonë para dhe pas ngrënies, ose t’u pastrohen herë pas here (për fëmijët e çerdheve).

– Edukatoret duhet t’i lajnë duart gjithmonë para përgatitjes së ushqimit si dhe pasi i ndihmojnë fëmijët për të ngrënë.

PËR PRINDIN

– Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike, tek edukatorja, këtë rregullore.

– Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjëndjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

– Në rast nevoje për komunikim me edukatoren apo drejtuesin përdoret vetëm komunikimi elektronik.

– Në rastet e shoqërimit të fëmijës në institucion, prindi nuk duhet të hyjë në mjediset e brendshme për asnjë arsye.

– Prindi duhet të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të prekur me COVID-19 në familje apo në ambjentet e punës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë apo simptoma të tjera të shëndetit jo të mirë, prindi duhet të paraqitet menjëhere për të marrë fëmijën.

PËR DREJTUESIT

– Të sigurojnë pajisjen e stafit me mjetet mbrojtëse, si: maska, doreza, solucione dezinfektuese.

– Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore si rritje të temperatures, të konstatuar në ambjentet e institucionit apo të njoftuar nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me

COVID-19, si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë, apo ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor

(NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse për këtë njësi.

– Për çdo edukatore apo personel tjetër të institucionit, i cili paraqet probleme shëndetësore, si

psh. rritje të temperaturës, etj., apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse në këtë njësi.

Shënim: Ky udhëzues mund të ndryshojë në varësi të nevojave të lidhura direkt me ndryshimin e situatës epidemiologjike në vend

Konfirmon MSHMS: Të infektuar me COVID-19, personel shëndetësor në QSUT

21  raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjera. Shkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesore Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.
Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.
Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

vijon..

15 personel mjekësor në QSUT pozitivë me COVID-19

Burime për ‘News24’ dhe ‘BalklanWeb’ bëjnë me dije se 15 personel mjekësor rezultojnë të prekur me koronavirus. Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se nga 20 testime që janë kryer prej ku 13 mjeke e infermierë në repartin e sëmundjeve interne kanë rezultuar pozitiv si dhe 2 personel ne shërbime te tjera në QSUT.

Burime për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ thonë se numri i të infektuarve është edhe më i madh pasi ka edhe të prekur edhe në mesin e pacientëve të shtruar. Shkak i përhapjes së virusit është bërë një prej infermiereve që ka rezultuar e infektuar më herët dhe prej dy ditësh ndodhet e shtruar në spitalin COVID 1. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë mbërritur në infektiv 7 urgjenca mjekësore me një stad mesatar të rëndesës së sëmundjes.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që 33 persona kanë ndërruar jetë. Kujtojmë se ditën e djeshme, u konfirmuan 25 raste të reja, 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Sfidat e pacientëve me diabet gjatë pandemisë COVID-19

Infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.
Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji, në këtë podcast jep përgjigje për disa pyetje të rëndësishme, si:
• Sa i rrezikshëm është virusi i ri COVID-19 për personat me diabet?
• Çfarë duhet të bëjë një pacient me diabet kur dyshohet që është infektuar me COVID 19?
• Këshilla për kujdesin në shtëpi.
• Si të menaxhojnë ushqyerjen diabetikët, për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm?
• Çduhet të kenë pacientët parasysh para se të dalin nga shtëpia?
• Çduhet të dimë para se të shkojmë në poliklinikë/spital për vizitë?

Sfidat e pacientëve me diabet gjatë pandemisë COVID-19

#BeHealthy, #StayInformed!Mbro shëndetin, Informohu!#COVID-19 dhe #DIABETIInfeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji, në këtë podcast jep përgjigje për disa pyetje të rëndësishme, si:• Sa i rrezikshëm është virusi i ri COVID-19 për personat me diabet?• Çfarë duhet të bëjë një pacient me diabet kur dyshohet që është infektuar me COVID 19?• Këshilla për kujdesin në shtëpi.• Si të menaxhojnë ushqyerjen diabetikët, për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm? • Çduhet të kenë pacientët parasysh para se të dalin nga shtëpia?• Çduhet të dimë para se të shkojmë në poliklinikë/spital për vizitë? *****Çdo javë, Shoqata Together for Life do të sjellë një rubrikë të re informuese #MbroShëndetin_Informohu me intervista me profesionistë të shëndetit; mjekë, infermierë, psikologë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19;Kjo nismë edukuese dhe informuese është pjesë e projektit “Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19 dhe cilësisë së barnave për sëmundjet kronike” – projekt nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.Embassy of Switzerland in Albania

Posted by Shoqata Together for Life on Thursday, May 14, 2020

*****
Çdo javë, Shoqata Together for Life do të sjellë një rubrikë të re informuese #MbroShëndetin_Informohu me intervista me profesionistë të shëndetit; mjekë, infermierë, psikologë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19;

Kjo nismë edukuese dhe informuese është pjesë e projektit “Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19 dhe cilësisë së barnave për sëmundjet kronike” – projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Tuesday, May 26, 2020

Apeli i mjekëve: Kemi raste të rënda, bashkëpunoni duke respektuar rregullat

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda tre ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, u shpreh Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme në Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Çomo theksoi se në spital ka raste të rënda që po marrin trajtim dhe në kushte të tilla bashkëpunimi me qyetarët për të zbatuar distancimin social dhe kushtet e higjenës mbetet i rëndësishëm për të ruajtur shifra të ulëta të pacientëve të shtruar.

Gjithashtu mjeku Tritan Kalo, bëri thirrje për vetëndërgjegjësim nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e COVID19. “Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha ai. Në Shërbimin Infektiv i konsideruar si spitali COVID1, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ndërkohë që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 33 persona.

Vështirësia në gëlltitje, ushqimet që (NUK) duhen konsumuar

Funksioni parësor i ezofagut është transportimi i materialit të përtypur nga goja dhe faringu drejt stomakut dhe në të njëjtën kohë të parandalojë kalimin retrograd të përmbajtjes së stomakut drejt ezofagut dhe traktit respirator.

Çrregullimet motorike të ezofagut ndahen në çrregullime me mosfunksionim të rajonit të qafës (muskulatura e strijuar) dhe çrregullime të rajonit të trupit të ezofagut dhe sfinkterit të poshtëm të ezofagut.

Çrregullimet motorike të rajonit të qafës shkaktohen kryesisht nga ndryshimet neurologjike (goditje, sëmundja e Parkinsonit, skleroza laterale amyotrofike, korea e Huntingtonit, paraliza e nervit rekurrent të laringut) ose sëmundjeve muskulore (myopatitë inflamatore, polymyositis, distrofia muskulare, myasthenia gravis ). Në përgjithësi, këto kushte karakterizohen nga disfagia oro-faringeale, me paaftësi për të përparuar bolusin (përmbajtjen, masën) ushqimor nga faringu në ezofag, të cilat, shpesh shoqërohen me fenomene aspirimi trakeo-bronkiale.

Me  përdorimin e manometrisë me rezolucion të lartë (HRM), është vënë në pah njohja e çrregullimeve motorike të trupit të ezofagut, dhe rrjedhimisht janë ndryshuar përkufizimet e çrregullimeve të ndryshme. Kohët e fundit ato janë klasifikuar në një version të ri (i treti në rreth 8 vjet) i Klasifikimit të Çikagos (Chicago Classification).

Ky klasifikim përshkruan anomalitë e mëposhtme:

Akalazia esofageale: kjo është një gjendje e karakterizuar nga mungesa e relaksimit të koordinuar dhe të plotë të sfinkterit të poshtëm të ezofagut (SPE) pas një akti të gëlltitjes. Kjo gjendje mund të prekë të gjitha moshat dhe arrin majat midis moshave 30 dhe 60 vjeç. Manifestohet me disfagi (e pranishme në 90% të rasteve), e cila mund të shoqërohet me regurgitim (kthim mbrapsht të masës ushqimore), dhimbje në gjoks dhe kollë të thatë, e cila përkeqësohet kur shtrihemi. Diagnoza është edhe radiologjike (pamja e ezofagut nga pak deri në shumë të dilatuar (zgjeruar) dhe pamja e një sfinkteri të poshtëm të ezofagut (SPE) që lejon të kalojnë vetëm sasitë fillestare të bariumit) dhe manometrike. Teknika e HRM ka bërë të mundur të identifikohen tre nënkategori:

  • Tipi I (presioni i lëshimit pas gëlltitjes së sfinkterit të poshtëm të ezofagut (SPE)> 15 mmHg dhe mungesë totale të aktivitetit peristaltik në ezofag);
  • Tipi II (presioni i lëshimit pas gëlltitjes së sfinkterit të poshtëm të ezofagut (SPE)> 15 mmHg dhe mungesë totale të aktivitetit peristaltik në ezofag me të paktën 20% të zonave të presionit të trupit të ezofagut);
  • Tipi III (presioni i lëshimit pas gëlltitjes së sfinkterit të poshtëm të ezofagut (SPE)> 15 mmHg dhe anomalitë e peristaltikës ezofageale shoqëruar në më shumë se 20% të rasteve nga valët e hershme). Terapia mund të jetë endoskopike (dilatimet pneumatike të SPE) ose kirurgjikale.

Obstruksion i rrjedhës në bashkimin ezofag-stomak : kjo gjendje karakterizohet nga prania e dështimit për të hapur SPE (presioni pas gëlltitjes së SPE> 15 mmHg) në prani të valëve peristaltike të transmetuara normalisht. Simptomatologjia e fillimit është kryesisht disfagia (65-70% e rasteve). Zbulim rastësor në situatat e ekzaminimit patofiziologjik për simptomat e sëmundjes së refluksit gastroesophageal (GERD). Prognoza (historia) e saj është pak e njohur. Disa të dhëna raportojnë një evolucion në drejtim të akalazisë në 15% të rasteve, por edhe zgjidhje spontane në rreth 20% të pacientëve të patrajtuar dhe të rivlerësuar në një vit.

Spazma distale ezofageale: karakterizohet nga prania e një komponenti të zvogëluar të fazës së frenimit të trupit të ezofagut para tkurrjes peristaltike. Mungesa e fazës frenuese çon në një përhapje shumë të hershme të impulsit të valës (latenca distale <4.5 sek) dhe me një shpejtësi të shprehur të përhapjes. Klinikisht karakterizohet nga prania e dhimbjes së gjoksit që përhapet posterialisht dhe disfagisë.

Ezofagu Jackhammer: është një gjendje hiperkontraktive e ezofagut e karakterizuar nga valë peristaltike me një forcë kontraktuese të ekzagjeruar (integralja e kontraktimeve distale> 8000 mmHg-s-cm). Karakterizohet klinikisht nga dhimbje në gjoks dhe disfagia.

Aperistalsis: është një gjendje e karakterizuar nga një mungesë totale e përhapjes së peristaltikës pas gëlltitjes (100% valë jo të përhapur) në ezofag, e shoqëruar me një fazë normale relaksimi. Simptomatologjia karakterizohet nga disfagia. Kjo gjendje ndonjëherë është konstatuar se është sekondare në kushtet e sklerozës sistemike

TË DHËNAT NUTRICIONALE MBI PATOLOGJINË

Vështirësia në gëlltitje (dysfagia) e bën të domosdoshme adaptimin e disa ndryshimeve në zakonet e ngrënies për të parandaluar çdo kalim të ushqimit në rrugët e frymëmarrjes (aspirimi), me rrezikun që rrjedh për pneumoni nga gëlltitja, ose për të parandaluar një ndalesë të mundshme të ushqimit të tepërt në nivelin e ezofagut, për të cilën mund të lindë nevoja t’i drejtohemi zhbllokimit endoskopik. Në veçanti, aspirimi i ushqimit në rrugët e frymëmarrjes është një problem shumë i rëndësishëm, i cili nganjëherë nuk mund të shfaqet qartë dhe për këtë arsye kërkon një ndërhyrje serioze dhe në kohë. Sugjerimet e mëposhtme janë zbatuar gjithmonë në praktikën klinike në pacientë me disfagi oro-faringeale, por në të njëjtën kohë ato mund të përdoren edhe në çrregullimet motorike të ezofagut edhe nëse në këtë nivel ka më pak prova shkencore për sa i përket efikasitetit. Është e rëndësishme të theksohet se në pacientët me disfagi është gjithmonë e këshillueshme që të konsumohen vakte të vogla dhe të përdoren pije të ndryshme, mundësisht të nxehta, të cilat lehtësojnë përparimin e masës ushqimore dhe relaksojnë muskujt. Këshilla e mëtejshme është që të vazhdoni me një përtypje të saktë dhe të zgjatur, në mënyrë që të “zvogëloni” sa më shumë masën ushqimore.

USHQIME QË DUHEN SHMANGUR

  • Ushqime të thata, të cilat shkërmoqen, për shembull krakersat, fete biskotate, por edhe bukë, pasi thërrimet mund të thithen dhe të depërtojnë në mushkëri
  • Lëvozhgat dhe farat e frutave, si dhe përbërësit fibroz të mishit dhe peshkut
  • Mishi i bardhë ose i kuq, veçanërisht nëse nuk përtypet siç duhet
  • Orizi
  • Disa lloje të marmelatave të frutave, të tilla si mollët dhe dardhat
  • Ushqimet me përmbajtje të dyfishtë: copëza perimesh në lëng mishi, makarona në lëng mishi, përshesh me qumësht

 USHQIME TË KËSHILLUESHME

  • Ushqime me përmbajtje të butë, kremoze ose gjysmë të fortë
  • Ushqimet e sigurta janë ato që formojnë një bolus (kafshatë) homogjen dhe që rrëshqasin pa u gatuar
  • Ushqime me përmbajtje të lëngshme (psh. Kos që pihet, dhallë, shurupe të ndryshme, lëngje frutash, lëngje me gas dhe ujë), por duke i kushtuar vëmendje rrezikut të aspirimit. Në disa raste këshillohet të trashen ushqimet të lëngshme duke përdorur produkte specifike për trashje, por kjo procedurë duhet të vlerësohet bazuar në aftësinë e pacientit për të gëlltitur lëngje

Dr. Gerald Kola, Mjek Internist

Tirana Health Clinic