Monday, May 18, 2020

Hapja e bareve dhe restoranteve, rregullat që duhet të respektojmë

Nga sot nis hapja e bareve dhe restoranteve që qëndronin të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Nën rregullat strikte, baret dhe restorantet do të duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë.

Që prej ditës së sotme, baret dhe lokalet nisën aktivitetin, sigurisht me ndryshime të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Referuar protokollit të masave higjieno-sanitare për Covid-19, disa nga rregullat që duhen zbatuar janë:

1. Distanca prej 1.5 metër midis personelit të punonjësve dhe klientëve.
2. Rekomandohet ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.
3. Klientët duhet të dezinfektojnë duart në hyrje dhe në dalje me higjenizues me përmbajtje alkooli mbi 60%.
4. Karriget do të jenë në një distancë prej 1 metër dhe klientët të shohin përballë njëri-tjetrit nëpër tavolina të ndryshme në një distancë prej të paktën 2 metra.
5. Ndalohen grumbullimet me shumë persona në një tavolinë.

 

No comments:

Post a Comment