Tuesday, May 12, 2020

U shpall zonë e gjelbër, identifikohet një rast i ri me COVID-19 në Berat

Ndonëse Berati është mes bashkive që janë shpallur si ‘zona të gjelbra’, mes rasteve pozitive të zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë është dhe ajo e një 36-vjeçare në qytetin e Beratit, e cila ishte punonjëse në një pikë të Ujësjellësit në qytet, dhe prej disa ditësh ishte me temperaturë të lartë. Ky është rasti i parë i pozitivitetit në zonat që janë shpallur të gjelbra nga ana e qeverisë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

 

No comments:

Post a Comment