Pyetja e pacientes: Përshëndetje! Jam një nënë e një fëmije 4 vjeç. Djali im ka pothuajse një vit që i mbushet trupi me puçrra dhe i kruhen gjithmonë. Pediatria e lagjes më ka thënë se mund ta ketë nga krimbat mirëpo në analizat e feçes nuk ka dalë asgjë. Ju lutem, nëse mund të më ndihmoni pasi nuk di se çfarë të bëj.
Përgjigja e mjekes infeksioniste Alma Koçi: Fëmija duhet të bëjë një analizë gjaku dhe një vizitë tek dermatologu ose tek alergologu. Analiza e feçeve nuk mund të përjashtohet pasi bëhet 2-3 herë dhe varet se kur bëhet. Paraziti e bën trupin më të ndjeshëm por nuk është ai elementi i vetëm që krijon puçrrat. Primarja, pra, është vizita te mjeku dermatolog ose alergolog.
No comments:
Post a Comment