Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2020 është 6.126, duke shënuar një rënie me 2,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019.
Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2020 rezulton 6.115, duke shënuar një rënie prej 3,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019. Gjatë tremujorit të parë 2020 numri i lindjeve tejkalon me 11 numrin e vdekjeve
Në tremujorin e parë 2020 pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Në tremujorin e parë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 248 numrin e lindjeve
Lindjet
Në tremujorin e parë 2020 tre qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në nëntë qarqe ka pasur rënie.
Në tremujorin e parë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.059 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 91 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Lezhës me 17,6 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit me 38,7 %./INSTAT
No comments:
Post a Comment