Krahas vështirësive për të shkuar në spital për shkak të epidemisë së coronavirusit, pacientët me sëmundje tumorale në Shqipëri përballen dhe me mungesën e medikamenteve.
Prej muajsh, në spitalin Onkologjik mungon Goserelina, medikament i detyrueshëm për këta pacientë. Si pasojë, pacientët detyrohen ta blejnë privatisht në farmaci, me një çmim të kripur.
Doza e nevojshme për një muaj e Goserelinës, kushton 9900 lekë të reja, ndërsa doza 3 mujore, kushton 32500 lekë, shifër e konsiderueshme për pacientët shqiptarë.
Drejtoresha e spitalit onkologjik, Silvana Çeliku, e shpjegon mungesën e ilaçeve me faktin se shteti ka buxhet të kufizuar.
“Në një shtet të vogël, me një buxhet të vogël, shpeshherë mund të kemi mungesa. Shpeshherë ka pasur mungesa për medikamentet e shtrenjta”, thotë znj. Çeliku.
Sipas saj, vështirësitë për të pasur medikamentet janë shtuar edhe për shkak të periudhës së kryerjes së tenderëve
“Ndoshta kjo periudhë përkon me kryerjen e tenderëve, ose ndoshta kufizimi i lëvizjeve”, thotë ajo.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kufizuar tenderët e tjera, madje me një buxhet më të lartë se zakonisht dhe për këtë arsye tenderët e denoncuar si sekretë për situatën e pandemisë të zhvilluar po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme/ EURONEWS ALBANIA
No comments:
Post a Comment