*Foto ilustruese
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pikërisht pacienti që ndodhej brenda.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Krutje, teksa ambulanca po shkonte në drejtim të Tiranës. Shoferi i cili drejtonte ambulancën, N.H, 55 vjeç është dëmtuar kurse pacienti M.M, 62 vjeç nuk ka mbijetuar dot.
No comments:
Post a Comment