Ndërkohë që situata e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë po shkon drejt përmirësimit, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka dhënë pesë këshilla për shqiptarët gjatë periudhës së rihapjes graduale të vendit.
“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar në mënyrë shembullore gjatë këtyre javëve të fundit.
Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare, por që ajo ekziston mëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë.
Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore.
Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast.
Së pesti, që të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët. Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm Atdhetarë dhe Zuzarë”, -shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.
No comments:
Post a Comment