Dr. Luftime Bruka, mjeke endokrinologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë në një intervistë për Gazetën “Shëndet plus” flet për diabetin dhe rëndësinë e trajtimit që në fazat e para
Cilat janë simptomat kryesore të diabetit?
Një person që vuan nga diabeti ka tharje goje, ngrihet natën gjatë gjumit, mund të ketë urimin të shpeshtë, mund të ketë rënie në peshë, pin shumë ujë. Gjithashtu, ka mpirje të duarve, të gishtave të këmbëve dhe ndjenja të ftohti që mund të jenë edhe neuropati të diabetit.
A ka mënyrë për të parandaluar avancimin e diabetit?
Nëse diabeti kapet në fazë fillestare mund të trajtohet vetëm me dieta dhe të mos avancojë më tej. Sa më shpejt të paraqitet pacienti tek mjeku aq më të pakta janë simptomat dhe aq më shpejt arrihet ekuilibrimi. Në fazat fillestare kemi të bëjmë me një pacient që ka tolerancë të dëmtuar. Përshembull, kur një pacient gliceminë esëll e ka 120 dhe pas buke e ka 140-180 dhe hemoglobinën e ka brenda normës, atëherë kemi të bëjmë me tolerancë të dëmtuar të diabetit. Nëse glicemitë janë 150-200 esëll dhe 250-300 pas buke dhe hemoglobina 7-8 atëherë bëhet fjalë për një pacient diabetik dhe duhet të praktikohet mjekimi me medikamente. Kryesorja është dieta, aktiviteti fizik dhe faza e tretë është mjekimi.
Një pacient i cili është mjekuar për diabet dhe ka ndjekur njëkohësisht dietat si edhe ka kryer aktivitet fizik, a mund të shfaqë përmirësime dhe të rikthehet tek trajtimi i diabetit pa medikamente?
Kryesorja është dieta, aktiviteti fizik dhe faza e tretë është mjekimi. Kjo mund të ndodhë, pasi mund të jetë një diabet që trajtohet vetëm me dieta.
No comments:
Post a Comment