Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve, duke filluar nga dita e sotme (18 maj).
Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, rifillimi i jetës kërkon më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët #COVID19”, shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment