Tuesday, March 2, 2021

I akuzuar për pastrim parash, Gjykata e Apelit liron kardiologun Edvin Prifti

Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu mjekun kardiolog Edvin Prifti, ndërsa në fuqi mbetet masa e pezullimit nga detyra.

Apeli ka caktuar detyrim paraqitje për shefin e kardiokirurgji- së në QSUT, Edvin Prifti.

Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi arrestin me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku.

Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Në përgjime rezultoi se mjeku kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Ndërkohë, pas kontrollit të SPAK në shtëpinë dhe zyrën e mjekut, u gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.

Me vendim gjykate, kardiokirurgu kishte marrë masën e pezullimit nga detyra, por prokuroria pas kontrollit në banesën e tij kërkoi t’i shtohet akuza e pastrimit të parave.

No comments:

Post a Comment