Thursday, March 18, 2021

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku nefrolog në Vlorë

Sa vjen dhe shtohet numri i mjekëve që po humbin jetën për shkak të covid-19. Urdhri i Mjekëve të Shqipëri, ka njoftuar sot përmes një statusi në faqen zyrtare se ka humbur jetën Dr. Fejzi Alushi, mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës, si pasojë e Covid-19.

Gazeta Shëndeti shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve, si dhe i drejtohet me një thirrje të përsëritur Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të garantojë mbrojtjen në mënyrë të vazhdueshme të personelit mjekësor. Humbja e një mjeku, është një humbje e madhe për gjithë sistemin.

No comments:

Post a Comment